Befasi të mëdha dhe ndeshje të forta – rezultatet dhe renditja në Ligën e Parë pas javës së shtatë

Janë mbyllur të gjitha ndeshjet e javës së shtatë të Ligës së Parë në të dyja grupet A dhe B, ku nuk munguan befasitë dhe përballet rivalizuese. Duke parë skuadrat që garojnë në këtë nivel garash, derbit nuk mungojnë pothuajse në çdo javë. Në Grupin A, Istogu ka fituar derbi lokal duke e mposhtur Rilindjen 1974 me rezultat 3-1. Besa Peja është kthyer te fitorja, pasi ka mposhtur Rahovecin me rezultat 1-0. Derbi i xhiros, mes Vëllaznimit dhe Lirisë, iu ka takuar kuqezinjtë me rezultat 2-1, duke bërë hap tjetër para në renditje. Fitore ka marr edhe Drenica që ka arritur që në shtëpi të mposht Trepçën ‘89 me rezultat 1-0. Me të njëjtat shifra ka fituar edhe Trepça si mysafir me Mitrovicën në derbin lokal.

Sa i përket Grupit B, KEK-u ka marr fitore ndaj fqinjëve të tyre, Fushë Kosovës, me rezultat 2-1. Dinamo e Ferizajt nuk mori më shumë se një barazim në shtëpi ndaj 2 Korrikut me rezultat 1-1. Prishtina e Re ka vazhduar me dominimi, ku kësaj radhe ka arritur fitore si mysafir i Kikës me rezultat 1-0. Ramiz Sadiku ka fituar si mysafir derbin lokal ndaj Flamurtarit me rezultat 5-2. Derbi i kësaj xhiroje i ka takuar Vjosës që ka arritur të mposht Vushtrrinë me rezultat 1-0.





















































