Partia Demokratike e Kosovës ka mësuar numrin me të cilin do të garojë në zgjedhjet e 7 qershorit.

PDK do të garojë me numrin 125, ndërsa Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka thënë se është koha që Kosovës t’i kthehet serioziteti, puna dhe besimi.


“125 - për të gjithë ata që ende besojnë se Kosova bëhet me urtësi, me punë e dinjitet; për ta kthyer vendin te serioziteti dhe besimi PDK angazhohet për stabilitet, përgjegjësi dhe qeverisje serioze, në prag të zgjedhjeve parlamentare të 7 qershorit", ka shkruar ai. /Telegrafi/