LAJMI I FUNDIT:

Bedri Hamza: Mbështetje 80% të pagës për 6 muaj për ata që humbin vendin e punës

Bedri Hamza: Mbështetje 80% të pagës për 6 muaj për ata që humbin vendin e punës

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka vazhduar me shpalosjen e programit të tij edhe këtë të diel.

Hamza ka postuar një video, ku një menaxher lokali tregon që frika e tij është humbja e vendit të punës. Ai thotë se nuk mund ta paramendojë si do të gjendej, nëse mbetet pa të ardhura, deri sa të gjejë një vend tjetër pune.

Hamza ka thënë se humbja e vendit të punës krijon pasiguri te secili qytetar, por me mbështetjen e shtetit do ta keni më të lehtë.


“Humbja e vendit të punës krijon pasiguri te secili qytetar, por me mbështetjen e shtetit do ta keni më të lehtë. Unë do ta krijoj Fondin për Papunësinë për ta mbështetur mirëqenien e fuqisë punëtore, duke ndihmuar qytetarët t’i përballojnë nevojat e përditshme të jetesës në rast humbjeje të punës. Për 6 muaj me radhë, nëse mbeteni të papunë, përpos me trajnime profesionale për zhvillimin e aftësive, do të mbështetni edhe me 80% të pagës së fundit që e keni marrë”, ka shkruar Hamza./Telegrafi/

Artikull i sponzorizuar

Në trend Lajme

Më shumë
Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Lajme
Opozita serbe në Kosovë paralajmëron mobilizimin e serbëve në 'mbrojtje' të Vuçiqit

Opozita serbe në Kosovë paralajmëron mobilizimin e serbëve në 'mbrojtje' të Vuçiqit

Politikë
“Fundi i presidentit autokratik”, Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

“Fundi i presidentit autokratik”, Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

Politikë
E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

Lajme
KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Lajme
Kalo në kategori