LAJMI I FUNDIT:

Bedri Ajdari i përgjigjet Spasovskit: Fejzi Aziri nuk ka qenë në arrati, është liruar me vendim të Ministrës së Drejtësisë (Foto)

Bedri Ajdari i përgjigjet Spasovskit: Fejzi Aziri nuk ka qenë në arrati, është liruar me vendim të Ministrës së Drejtësisë (Foto)

Bedri Ajdari, familjar i të akuzuarve në rastin “Monstra” i është drejtuar publikisht ministrit të Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, pas arrestimit të Fejzi Azirit, i cili është gjithashtu mes të akuzuarve për vrasjen e pesëfishtë në Liqenin e Smilkovës.

Ajdari në një postim në Facebook thotë se është e kuptueshme të thuhet se Fejzi Aziri ka qenë i ndjekur nga policia për shkak të sigurisë, por të thuhet se është arrestuar me urdhër të burgut të Shtipit është e pakuptueshme, pasi sipas Ajdarit, Aziri nuk ka qenë në arrati por është lëshuar në liri nga ana e organeve kompetente, gjegjësisht Ministria e Drejtësisë, njofton Telegrafi Maqedoni.


“Është e saktë se Fejzi Aziri nuk është kthyer në afatin e paraparë në vendimin për lirim, por para se t’i kalojë afati Fejzi Aziri është hospitalizuar dhe përmes telefonit e ka njoftuar drejtorin e burgut të Shtipit dhe i njëjti ligjërisht ka kërkuar që t’i vazhdohet liria, për shkak të seriozitetit të sëmundjes, të cilën e ka marrë pikërisht nëpër burgje”, shkruan Ajdari.

Arrestohet Fejzi Haziri, i akuzuar në rastin “Monstra”
Lexo po ashtu Arrestohet Fejzi Haziri, i akuzuar në rastin “Monstra”

Ai më tej shkruan se akoma nuk ka vendim për statusin e tij dhe se gjatë gjithë kohës ka qenë në dispozicion të organeve duke treguar se ku ndodhet, prandaj thekson se është qesharake të vlerësohet se ai ka qenë në arrati.

Përndryshe, Fejzi Aziri është arrestuar mbrëmë në Klinikën e Pulmologjisë në Shkup, ndërsa dje poashtu seanca gjyqësore u anulua për shkak të mungesës së tij./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Drejtësi
Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Gjyqësi
Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori