Artistja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka ngjallur emocionin e sezonit të Halloweenit me disa fotografi të fundit nga pjesëmarrja e saj në eventin ‘Halloween Horror Nights’ në Hollywood.

Në studiot e Universal, Rexha ka pozuar pranë maskotave të frikshme, duke kapur me saktësi atmosferën e magjishme dhe të frikshme të kësaj feste të njohur.


Në mbishkrimin e saj në Instagram, 35-vjeçarja e ndau entuziazmin e saj për sezonin e Halloweenit me ndjekësit e saj, duke shkruar: "Është periudha ime e preferuar e vitit".

beberexha 1726589697 3459207559565517950 50118968

Përveç këtyre momenteve argëtuese, Bebe Rexha është e angazhuar në përgatitjen e albumit të saj të katërt, që pritet të publikohet së shpejti.

Fansat e saj presin me padurim për të zbuluar çfarë ka rezervuar kjo artiste e talentuar për ta në këtë projekt të ri muzikor.

beberexha 1726589697 3459207559573835409 50118968

Në ndërkohë, përveç angazhimeve të saj në muzikë, Rexha vazhdon të jetë aktive në mediat sociale, duke ndarë momente të veçanta dhe eksperienca që e mbajnë lidhur me fansat e saj. /Telegrafi/

beberexha 1726589697 3459207559582181749 50118968

beberexha 1726589697 3459207559607370827 50118968 Foto: Bebe Rexha/Instagram

beberexha 1726589697 3459207559666125357 50118968 Foto: Bebe Rexha/Instagram

beberexha 1726589697 3459207559573726792 50118968 Foto: Bebe Rexha/Instagram