Pas shumë pritjesh, Bebe Rexha ka njoftuar se albumi i saj i ri do të lansohet me 7 maj të këtij viti.

Këngëtarja e famshme shqiptare kishte bërë disa paralajmërime për projektin e saj të ri, ndërsa tashmë e ka konfirmuar ardhjen e materialeve të reja muzikore.


Për më shumë, në profilet e saja në rrjetet sociale, 31-vjeçarja ka treguar edhe si do të duket kopertina e albumit të ri.

“Better Mistakes” është titulli i albumit të ri të këngëtares që do të lansohet nga Warner Records më 7 maj 2021.

Ky është albumi i dytë i Bebe Rexhës që pason realizimin e saj nga viti 2018, "Expectations". /Telegrafi/