Artistja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka mbajtur turneun e saj "Best F*n Night Of My Life" në Evropë.

Ajo ka performuar në Mbretërinë e Bashkuar, Gjermani, Holandë, Romani dhe së fundmi në Lituani dhe Suedi.


Rexha ishte pjesë e 'Garantos Live' - një nga festivalet më të mëdha që organizohet çdo vit në Vilnius të Lituanisë, si dhe festivalit "Big Slap" në Suedi.

Ajo u ngjit në skenën e madhe para mijëra fansave për të interpretuar shumë nga këngët e repertoarit të saj - kryesisht këngë nga albumi "Bebe" të cilin e nxori në shitje këtë vit.

33-vjeçarja ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram disa fotografi nga paraqitja në këtë festival, ku atmosfera gjatë interpretimit të saj, duket të ketë qenë në maksimum.

Interpretuesja e hitit "I'm Good (Blue)" e përmbylli me shtetet veriore ciklin e saj të koncerteve për momentin. /Telegrafi/

365817866 816674263445266 6606457274006828691 n Foto: Bebe Rexha/Instagram

365018951 624314642833420 2717091455402048334 n Foto: Bebe Rexha/Instagram

365439637 1302090397402905 3393845988976446749 n Foto: Bebe Rexha/Instagram

364988769 1434076530765573 1212400167026056735 n Foto: Bebe Rexha/Instagram