LAJMI I FUNDIT:

Bebe Rexha paralajmëron publikimin e klipit të ri “I’m The Drama” të enjten

Bebe Rexha paralajmëron publikimin e klipit të ri “I’m The Drama” të enjten
Foto: Bebe Rexha/Instagram

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, ka shkaktuar emocion të madh tek fansat e saj me lajmërimin e fundit në Instagram. Ajo ka zbuluar se klipi i këngës së saj më të re, “I’m The Drama”, do të publikohet këtë të enjte.

Në një video të shkurtër, 34-vjeçarja ka ndarë këtë lajm me ndjekësit e saj, duke i ngacmuar ata për publikimin e klipit që pritet të jetë një shpërthim vizual dhe muzikor.

“I’m The Drama” është një këngë që ka ndikuar shumë dhe ka marrë jehonë në disa festivale muzikore, përfshirë festivalin “Sunny Hill” në Kosovë.


Ky hit i fundit është një përgatitje për albumin e saj të katërt, i cili ende nuk ka marrë një titull zyrtar dhe nuk është publikuar ende.

View this post on Instagram

A post shared by Bebe Rexha (@beberexha)

Deri më tani, Bebe Rexha ka nxjerrë në publik dy këngë nga ky album në pritje: “I’m The Drama” dhe “Chase It”. Këto këngë kanë ndihmuar në ndërtimin e një pritshmërie të lartë për albumin e saj të ardhshëm.

Të apasionuarit pas muzikës së Bebe Rexhës do të kenë mundësinë të shikojnë klipin e ri të “I’m The Drama” këtë të enjte dhe të përjetojnë një tjetër dimension të krijimtarisë së saj artistike. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Rrezikon shëndetin - Egli Tako tentoi të priste nishanin pas fjalëve të Gjestit

Rrezikon shëndetin - Egli Tako tentoi të priste nishanin pas fjalëve të Gjestit

Magazina
“Kjo është Rozana Radi, në televizion nacional krenohet se si ka rrahur

“Kjo është Rozana Radi, në televizion nacional krenohet se si ka rrahur", Rovena Stefa publikon një video të vjetër të banores së BBVA

Magazina
The Bloody Alboz reagon për vdekjen e vëllait të Unikkatil

The Bloody Alboz reagon për vdekjen e vëllait të Unikkatil

Magazina
Vdekja e vëllait të Unikkatilit: Policia tregon se çfarë u gjet në banesën e tij

Vdekja e vëllait të Unikkatilit: Policia tregon se çfarë u gjet në banesën e tij

Magazina
Banorja e Big Brother befason: Kam qenë në lidhje edhe me vajza, nuk e kam problem

Banorja e Big Brother befason: Kam qenë në lidhje edhe me vajza, nuk e kam problem

Magazina

"Më ke bërë të ndihem si plehrë", Gjesti - Eglit: Kur e kam parë ma ka shpifur

Magazina
Kalo në kategori