LAJMI I FUNDIT:

Bebe Rexha e mahnitshme në pasarelën e Sherri Hill në New York: Ëndrra ime u bë realitet

Bebe Rexha e mahnitshme në pasarelën e Sherri Hill në New York: Ëndrra ime u bë realitet
Bebe Rexha me interpretim fantastik në sfilatën e Sherri Hill, në Javën e Modës në New York (Foto: Sean Zanni/Getty Images/Guliver)

Artistja shqiptare e famshme ndërkombëtarisht, Bebe Rexha, po merr pjesë në Javën e Modës, në New York.

Pas paraqitjes së mrekullueshme që pati në ngjarjen vjetore të revistës “Harper’s BAZAAR”, Rexha ishte e pranishme edhe në një tjetër event të rëndësishëm të modës.

Bebe Rexha shkëlqen në Javën e Modës në New York
Lexo po ashtu Bebe Rexha shkëlqen në Javën e Modës në New York

Bëhet fjalë për sfliatën e “Sherri Hill” në New York, ngjarje kjo në të cilën ajo është shoqëruar nga e ëma e saj, Bukurije Rexha.


Bebe Rexha e shoqëruar nga mamaja e saj, Bukurije Rexha, në eventin e Sherri Hill, në Javën e Modës në New York (Foto: Dave Kotinsky/Getty Images/Guliver)

Artistja 30-vjeçare është ngjitur në pasarelën e eventit për të performuar para të pranishmëve, disa nga hitet e saj më të fundit.

Bebe Rexha me dizajneren e famshme botërore, Sherri Hill, në sfilatën e saj në Javën e Modës në New York (Foto: Dave Kotinsky/Getty Images/Guliver)

Ajo i ka mahnitur të gjithë me interpretimin e saj, ndërsa me një veshje elegante dhe plot stil, vuri në pah linjat e saj trupore.

Bebe Rexha në sfilatën e Sherri Hill, në Javën e Modës në New York (Foto: Dave Kotinsky/Getty Images/Guliver)

“Të gjitha ëndrrat e mia si adoleshente bëhen realitet sonte! Faleminderit shumë Sherri Hill që më keni ftuar në javën e modës në New York”, ka shkruar Rexha në mbishkrimin e një fotografie të ndarë me ndjekësit e saj në Instagram.

https://www.instagram.com/p/B2FqcpJFSMo/

Kështu, ajo ka treguar se të performuarit në një pasarelë të tillë, ka qenë një ëndërr e kamotshme e vajzërisë, që tashmë është bërë realitet për këngëtaren e shumë hiteve internacionale. /Telegrafi/

Bebe Rexha me interpretim fantastik në sfilatën e Sherri Hill, në Javën e Modës në New York (Foto: Sean Zanni/Getty Images/Guliver)

Në trend Magazina

Më shumë
“Do e shkelje me këmbë siç ka bërë ajo me ty” - Xheneta Fetahu reagon ashpër ndaj pyetjes së Danjës drejtuar Gjestit

“Do e shkelje me këmbë siç ka bërë ajo me ty” - Xheneta Fetahu reagon ashpër ndaj pyetjes së Danjës drejtuar Gjestit

Magazina
Gjesti: Nuk kam ndjenja për Eglin

Gjesti: Nuk kam ndjenja për Eglin

Magazina
Përplasje e ashpër mes Rozanës dhe Eglit: Motra erdhi për ty, por ti flisje për Gjestin, ky të ka shkelur dinjitetin

Përplasje e ashpër mes Rozanës dhe Eglit: Motra erdhi për ty, por ti flisje për Gjestin, ky të ka shkelur dinjitetin

Magazina
Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania

Magazina
Olta shfaqet atraktive dhe sensuale teksa shijon pushimet në Kubë

Olta shfaqet atraktive dhe sensuale teksa shijon pushimet në Kubë

Magazina
Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Magazina
Kalo në kategori