LAJMI I FUNDIT:

BDI publikon emrin e kandidatit të tyre për kryeministër

BDI publikon emrin e kandidatit të tyre për kryeministër

Bashkimi Demokratik për Integrim sot ka filluar fushatën për zgjedhjet e parakohshme parlamentare nga Prespa, aty edhe ku është nënshkruar marrëveshja e Prespës, njofton Telegrafi Maqedoni.

Naser Ziberi është kandidati i BDI-së për kryeministër shqiptar në Maqedoni.


Ziberi më herët ka qenë zyrtar shtetëror me partinë politike PPD, në vitet e 90-ta.

Ahmeti, kryetari i BDI-së ka thënë se me këtë propozim shqiptarët nuk janë vetëm qiraxhinj por edhe zot të shtëpisë në Maqedoni.

Ziberi ka thënë se kjo është historike për vendin pasi shqiptarët kanë kthyer besimin në institucione dhe kanë filluar të ëndërrojnë.

Ziberi me profesion është jurist dhe ka qenë ministër i Ministrisë për Punë dhe politikë sociale në Maqedoni. Ai është lindur në vitin 1961 në Llaskarcë të Shkupit dhe jeton në Shkup.  Në periudhat 1991-1994 dhe 1998-2002 ka qenë deputet në Kuvendin e Maqedonisë. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Politikë
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Lajme
Kalo në kategori