BDI: Në rastin e Koçanit ka dyshime për drejtësi selektive, vendimi për ndalimin e Bekteshit i motivuar politikisht

Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj vendimit të fundit të Gjykatës së Koçanit për shqiptimin e masës së paraburgimit 30 ditor për ish-ministrin e Ekonomisë Kreshnik Bekteshi.
Nga BDI thonë se në tragjedinë e Koçanit supermacia e qeverisë mbi prokurorinë po nge dyshime për manipulim të rastit.
Opozitarja BDI thotë se ky proces është i pabazë dhe i motivuar politikisht.
Reagimi i plotë:
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjet e viktimave të tragjedisë në Koçan dhe ndan dhimbjen me të gjithë qytetarët e prekur nga kjo fatkeqësi.
Në lidhje me vendimin e Prokurorisë për ndalimin 30-ditor të ish-ministrit Kreshnik Bekteshi dhe zyrtarëve të tjerë të qeverisë së mëparshme, BDI dëshiron të sqarojë disa aspekte kyçe për publikun:
Së pari, koncepti i një “zinxhiri të gabimeve” që çuan në tragjedi nuk ekziston në terminologjinë e kodit penal. Çdo licencë për objektet e tilla rinovohet në baza vjetore, duke marrë parasysh kushtet specifike të atij viti.
Prandaj, është e pasaktë të pretendohet për një përgjegjësi të vazhdueshme pa ndërprerje gjatë viteve.
Së dyti, dhe më e rëndësishmja, në natën e tragjedisë, klubi operonte pa asnjë licencë: për një vit të tërë nuk kishte licencë legjitime, dhe madje edhe ajo e falsifikuar kishte skaduar.
Kjo nënkupton se përgjegjësia kryesore bie mbi ata që duhej të parandalonin funksionimin e një klubi nate pa licencë atë natë fatale.
Nevojitet një hetim i thellë dhe i paanshëm për të identifikuar se si një objekt pa licencë mund të operonte dhe të rrezikonte jetën e qindra të rinjve.
Së treti, duhet të theksohet se licencat e lëshuara në të kaluarën ishin për kabare, të cilat kanë kritere specifike dhe kufizime në numrin e personave të lejuar.
Një klub nate është një kategori krejtësisht e ndryshme, dhe prania e mbi 650 të rinjve në një hapësirë të tillë është jashtë çdo standardi të sigurisë, gjë që tregon qartë për neglizhencë të qëllimshme ose të paqëllimshme gjatë vitit të kaluar nga ana e shumë organeve shtetërore aktuale.
BDI shpreh shqetësimin për supremacinë e palejuar të qeverisë mbi prokurorinë, e cila ka dëmtuar besueshmërinë e procesit hetimor.
Fakti që nga 35 personat e ndaluar, vetëm 1 ose 2 janë funksionarë aktualë, ngre dyshime për një drejtësi selektive. Ne kërkojmë që proceset ligjore të jenë të drejta, transparente dhe të bazuara në ligj, pa u ndikuar nga terminologji që nuk ekziston në kodin penal.
Në këtë kohë zie, BDI nuk dëshiron të hyjë në akuza, por synon të sqarojë qytetarët se ky proces është i pabazë, politikisht i motivuar dhe selektiv, gjë që mund të komplikojë dhe përkeqësojë më tej situatën.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Shqiptari nga Rahoveci vret bashkëshorten në Gjermani dhe telefonon djalin: Ta vrava nënën

Aktakuza ndaj Radoiçiqit dhe të tjerëve përmendet në Raportin e DASH-it

“Dhëndri u akuzua për pastrim parash”, raporti i DASH: Berisha korrupsion për interesa të familjes së tij

Dialogu Kosovë-Serbi, mbi 18 muaj në heshtje: Pse duhet të ndryshojë fokusi i tij?

Nëse e shihni këtë person, lajmëroni menjëherë Policinë e Kosovës

Analistët: I vështirë formimi i një qeverie pa LVV-në, veç nëse do Kurti

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Tuchel godet dy lojtarë të Anglisë për paraqitjen e tyre ndaj Shqipërisë

Gjenerali gjerman përjashtohet nga NATO

Pas paraqitjes së tij ndaj Shqipërisë, tifozët anglezë nuk duan që më një lojtar të ftohet te Tre Luanët

Sylvinho veçon tre lojtarë të Shqipërisë, ndërsa mbron mënyrën e lojës ndaj Anglisë

Vajza e Donald Trump Jr. është një sensacion i vërtetë: Modeste, e bukur, merret me një sport të pazakontë

Shqipëria e nis me humbje rrugëtimin drejt Botërorit 2026 – mposhtet nga Anglia