Kfar Aza në jug të Izraelit në ditët e para të luftës ka qenë vendi ku është kryer masakër e madhe. Në sulmin e Hamasit gjatë fundjavës së kaluar, aty janë vrarë gra, fëmijë dhe persona të moshuar.
Ky është vetëm fillimi se qfarë mund të pasojë shkruan BBC. Ekipi i gazetarëve të BBC-së ka shkuar në fshatin ku gjatë vikendit ndodhi masakra, transmeton Telegrafi.
Atje po ndodhin akoma luftime, në një prej komuniteteve izraelite përgjatë kufirit me Gazën. Kjo edhe është arsyeja pse tani po mblidhen trupat e banorëve të atjeshëm izraelit që u vranë kur Hamasi të shtunën në mëngjes kaloi murin mbrojtës të kufirit nga Gaza.
E ushtarët izraelitë që pjesën më të madhe të ditës së djeshme e kaluan në rrënoja duke nxjerrë trupat e civilëve thonë se ka ndodhur një masakër.
Me gjatë shumica e vrasjeve kanë ndodhur në orët e para të sulmit të së shtunës nga ana e militantëve të Hamasit.
“Ushtrisë izraelite, i janë dashur 12 orë që të arrijnë deri në këtë zonë”, tha për BBC, David Ben Zion, zëvendëskomandanti i njësisë 71 të parashutistëve të ushtrisë izraelite.
“Falë Zotit kemi shpëtuar shumë jetë të shumë prindërve dhe fëmijëve. Për fat të keq, disa janë djegur me koktej molotovi. Militantët e Hamasit janë shumë agresiv, ngjashëm me kafshët”, shtoi Ben Zion.
Ben Zion tha se personat e armatosur të Hamasit që vranë familje, përfshirë foshnjat, ishin “një makinë xhihadiste për vrasjen e civilëve të paarmatosur. Ata ishin qytetarë normalë që donin të hanin mëngjesin e tyre dhe kjo është e gjitha”, tha ai.
Ai shtoi se disa prej viktimave iu prenë kokat.
“I vranë dhe i prenë disa koka, është gjë e tmerrshme ta shohësh… Duhet të kujtojmë se kush është armiku dhe cili është misioni ynë… Ne jemi për të vërtetën dhe anën e duhur, bota duhet të jetë me ne”, shtoi Ben Zion.
Një tjetër oficer tregoi një çantë gjumi të përgjakur ngjyrë vjollce. Një gisht i këmbës dilte jashtë. Ai tha se gruaja poshtë ishte vrarë dhe kokën e kishte prerë para shtëpisë. Pak metra më tutje ishte trupi i nxirë dhe i fryrë i një sulmuesi të vdekur të Hamasit.
Vija e parë e mbrojtjes së Kfar Aza-s ishin rojet e kibucit, banorë me përvojë ushtarake që patrullonin. Ata u vranë në përleshje me sulmuesit.
Trupat e tyre u hoqën këtë mëngjes nga pozicionet e tyre në qendër të kibucit, dhe si pjesa tjetër e të vdekurve izraelitë, të mbështjellë me qese të plastikë me ngjyrë të zezë, u transportuan me barela në parking dhe u shtrinë në një rresht në pritje të varrosjes.
Banorët e komuniteteve kufitare të Izraelit kanë pritur sulme të herëpashershme me raketa që kur Hamasi mori kontrollin e Gazës në vitin 2007.
Ata e kanë pranuar rrezikun si çmimin e jetës rurale në një komunitet të lidhur ngushtë, që ende mban gjurmë të frymës pioniere të vendbanimeve të hershme sioniste.
Banorët e Kfar Aza-s dhe komuniteteve të tjera izraelite përgjatë kufirit të Gazës gëzonin një cilësi të mirë jetese, pavarësisht nga kërcënimi i raketave të Hamasit.
Të gjitha shtëpitë kishin dhoma të sigurta të përforcuara. Kishin gjithashtu tarraca në natyrë, park lodrash për fëmijë dhe ajër të pastër.
Por askush në Kfar Aza apo diku tjetër në Izrael nuk e imagjinonte se Hamasi mund të thyente mbrojtjen e Izraelit dhe të vriste kaq shumë njerëz, shkruan BBC.
Tmerri dhe zemërimi i izraelitëve është i përzier me mosbesimin se shteti dhe ushtria kanë dështuar në detyrën e tyre themelore, për të mbrojtur qytetarët e tyre.
Trupat e sulmuesve të vdekur të Hamasit që kishin vrarë kaq shumë u lanë të kalben në diell, të shtrirë të zbuluar ku u vranë në shkurre dhe kanale dhe lëndina të gjera të kibucit.
Pranë trupave të tyre janë motoçikletat me të cilat u përplasën në kibuc, pasi kishin thyer murin e kufirit. Atje, rrënojat e paragllajdit, me të cilin ata fluturuan mbi mbrojtjen izraelite, u shtynë nga shtegu në një kopsht lulesh.
“Ndërsa iu afruam hyrjes së kibucit këtë mëngjes, qindra ushtarë izraelitë ishin ende të vendosur përgjatë perimetrit. Ne mund të dëgjonim bisedat e tyre të radiolidhjes. Komandanti po jepte urdhër për të hapur zjarr në ndërtesën në anën e Gazës. Pothuajse menjëherë breshëri automatiku filluan, të drejtuara përtej kufirit në Gaza”, shkruan një reporter i BBC. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVatikani lejon homoseksualët të shërbejnë si priftërinj, Papa Françesku: Të jesh i tillë nuk është krim
Sa janë përhapur zjarret në Los Angeles?
Për herë të parë në gati 40 vjet, në Gjermani shpërthen sëmundja e kafshëve "Afta Epizootike"
SHBA-ja dhe Britania sanksionuan NIS-in, Vuçiq: Kërkohet largimi i plotë i Rusisë nga pronësia
Trump dhe plani i tij për ta marrë Grenlandën, katër skenarët e mundshëm
'Kutia e zezë' ndaloi regjistrimin katër minuta para rrëzimit - detaje të reja mbi aksidentin ajror në Korenë e Jugut
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Publikohet lista e pagave të lojtarëve të Man United - kryesojnë të 'dështuarit'
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
“Ai nuk vrapon mjaftueshëm”, stafi i Barcelonës kundër transferimit të yllit portugez
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles