BBC e vlerëson Thaçin si figurë kundërthënëse
Gjiganti britanik televiziv, BBC e vlerëson figurë kundërthënëse Presidentin e zgjedhur të Kosovës.
Në një profil për Hashim Thaçin, BBC e tregon me shkronja të mëdha pseudonimin e tij të luftës, “Gjarpri”, raporton KTV.
Në profil tregohet se ai ka shërbyer si kryeministër i përkohshëm edhe në vitet 1999 deri në 2001 dhe se është dënuar në mungesë në vitin 1997 për gjoja “terrorizëm” nga Serbia.
Sipas raportit të BBC-së, Thaçi është përplasur vazhdimisht me opozitën në Kosovë për shkak të negociatave të tij me Serbinë dhe planet për t’i dhënë më shumë autonomi serbëve të Kosovës.
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals













































