LAJMI I FUNDIT:

Bazuar në përvojën me fëmijën e saj, një infermiere këshillon se çfarë duhet të bëni në rast të djegies

Bazuar në përvojën me fëmijën e saj, një infermiere këshillon se çfarë duhet të bëni në rast të djegies
(Foto: Pexels)

Një ish-infermiere e kujdesit intensiv pediatrik ka dhënë një këshillë të rëndësishme që mund t’i shpëtojë jetën fëmijës tuaj në rast të një djegieje të rëndë.

E shqetësuar për atë që ajo beson se është një mungesë e gjerë e njohurive se çfarë duhet bërë nëse një fëmijë digjet, Becky Giunta shfrytëzoi profilin e saj në TikTok për të ndarë këshilla.


“Do të ndaj me ju diçka që do ta shpëtojë jetën e fëmijës suaj. Mungesa e njohurive që njerëzit kanë se çfarë të bëjnë nëse një fëmijë digjet është befasuese”, është shprehur ajo.

Tutje ka theksuar se djegiet më të shpeshta që i ka trajtuar kanë qenë nga çajet, kafeja dhe petët. Këtë e ka përjetuar vetë si nënë, kur djali i saj 18 muajsh e kishte derdhur çajin mbi veten.

“Ishte ujë i pastër valë, pa qumësht. Unë po qëndroja pranë tij. Nuk e mendoja se kjo do të ndodhte”, ka treguar duke thënë se aksidente si ky ende ndodhin, pavarësisht se është e ndërgjegjshme si prind për sigurinë.

Produkti për lëkurën që duhet ta shmangni nëse keni djegie
Lexo po ashtu Produkti për lëkurën që duhet ta shmangni nëse keni djegie

“Unë kam qenë infermiere e regjistruar, kam punuar në repartin e terapisë intensive pediatrike, kam parë gjithçka. Jam shumë e sigurt me fëmijën tim, megjithatë kjo më ka ndodhur”, është shprehur infermierja duke treguar se çfarë bëri – dhe çfarë duhet të bëni nëse ju ose fëmija juaj digjet.

@beki.giunta

This will save your childs life !!!!! #thiswillsaveyourlife #saveachildslife #medicalknowledge #burns #burnsurvivor #burnsfirstaid #firstaid #burnsrecovery #knowledgeispower #education #registerednurse #traumatic #kids #helpingkids

♬ original sound – Beki

Sipas saj, gjëja e parë që duhet të bëni është të telefononi shërbimet emergjente. Më pas duhet t’ia hiqni të gjitha rrobat e fëmijës suaj, ta zhvishni lakuriq dhe ta vendosni në dush ose nën një rrjedhë të vazhdueshme të ujit të ftohtë për të paktën 20 minuta.

“Mbajeni ujin të rrjedhë mbi të gjatë gjithë kohës. Ata do të bërtasin, do të qajnë. Do të jetë ftohtë. Por, e dini çfarë? Do t’ua shpëtoni jetën, do t’ua shpëtoni dhimbjen”, është shprehur Becky duke sqaruar se uji i ftohtë jo vetëm që ndihmon në ndalimin e djegies, por gjithashtu ndihmon në lehtësimin e dhimbjes.

“E gjithë fytyra e tij, qafa, busti, stomaku, gjithçka ishte e kuqe e ndezur. Ishte e frikshme, menjëherë mendova se do të ishte në njësinë e djegieve, do të bënte transplantim të lëkurës, do të bënte operacion. Dhe kjo 100 për qind do të kishte ndodhur nëse nuk do të kisha bërë atë që bëra atë ditë”, ka rrëfyer për rastin e djalit të saj, për të cilin ka thënë se për shkak të veprimeve të saja, ai nuk ka asnjë shenjë në trup si pasojë e djegieve.

Mos vini kurrë akull në plagë të shkaktuar nga djegia: Si të lehtësoni dhimbjen dhe nxehtësinë në vendin e lëndimit
Lexo po ashtu Mos vini kurrë akull në plagë të shkaktuar nga djegia: Si të lehtësoni dhimbjen dhe nxehtësinë në vendin e lëndimit

Giunta shtoi se kurrë nuk duhet të vendosni akull, vaj ose gjalpë në vendin e djegur, porse “vetëm ujë të ftohtë vazhdimisht derisa të arrijë ndihma emergjente”.

“Kjo është gjithçka që duhet të bëni dhe potencialisht të shpëtoni jetën e fëmijës tuaj”, ka përsëritur infermierja, e cila ka thënë se këshilla vlen për të gjitha djegiet dhe për të rriturit. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori