Bayern Munich kishte refuzuar ta transferojë vitin e kaluar me lojtarin që e bleu gjatë verës së 2017, Borussia Dortmund.

Adoleshenti Jadon Sancho ka rënë në sy të shumë klubeve evropiane pasi debutoi ditëve të fundit me kombëtaren e Anglisë.


E përditshmja gjermane, "Bild" shkruan se bavarezët ishin afër nënshkrimit me lojtarin, por stafin teknik nuk arriti t'i bind 18-vjeçari.

Jadon Sancho 1 Jadon Sancho (Getty Images)

"Ne e kishim dërguar Jadonin në ekipet e të rinjve. Në atë kohë kishte interes të madh nga Liga Premier dhe gjithashtu nga klubet më të mira nga vendet e tjera".

"Unë mendoj se ai ka zgjedhur BVB-në sepse kemi qenë të përkushtuar për talentin më të mirë evropian për më shumë se një dekadë. Ne u besojmë atyre, u japim shumë kohë dhe i bëjmë shumë të mirë", tha drejtori sportiv i Dortmundit, Michael Zorc.

Sancho po konsiderohet si e ardhmja e futbollit anglez si dhe një ndër talentet më të mëdhenj të kësaj kohe.

Ndryshe, lojtari deri më tani ka pasur 19 paraqitje për ekipin e të rriturve të Dortmundit dhe ka shënuar dy gola. /Telegrafi/

telegrafi sport app