Bayern Munichu ka arritur marrëveshje me Interin për transferimin e mesfushorit kroat, Ivan Perisic - raporton Sky Germany.

Kreu i Nerazzurrëve, Steven Zhang, e ka aprovuar transferimin, ashtu që pritet që lojtari të arrijë marrëveshje për kushtet personale me bavarezët.


Sipas TZ, Perisic pritet t'i fillojë stërvitjet me klubin e ri që të mërkurën, pasi tashmë dy klubet kanë arritur marrëveshje për transferimin.

IvanPerisicinter 2 Ivan Perisic (Foto: Francesco Pecoraro/Getty Images/Guliver)

Ai do të kalojë në Allianz Arena në formë huazimi njëvjeçar dhe për këtë shërbim, Bayerni do të paguajë pesë milionë euro.

Në fund të sezonit, klubi gjerman do ta ketë opsionin e blerjes së tij për 20-25 milionë euro. /Telegrafi/

telegrafi sport app