Bayerni befason të gjithë: E blindon Kompanyn me kontratë të re

Vincent Kompany do të qëndrojë në krye të Bayern Munich për një kohë të gjatë, pasi klubi bavarez ka njoftuar zgjatjen e kontratës së trajnerit belg deri në vitin 2029.
39-vjeçari ka marrë drejtimin e klubit historik në vitin 2024 dhe ka shkëlqyer që nga ajo kohë, duke arritur një mesatare pikësh prej 2.33 në 67 ndeshje.
Performanca e tij ka bindur drejtuesit e klubit të rinovojnë besimin ndaj tij.
Drejtori ekzekutiv i Bayernit, Jan-Christian Dreesen, vlerësoi punën e Kompany. “Vincent Kompany ia ka rikthyer argëtimin FC Bayernit dhe shkëndija ka rënë vërtet në sy”.
Der 𝑩𝒐𝒔𝒔 bleibt❗
FC Bayern verlängert Vertrag mit Trainer Vincent Kompany bis 𝟮𝟬𝟮𝟵. ✍️ https://t.co/ZrNA778Lig#MiaSanMia #FCBayern #Kompany2029 pic.twitter.com/NTvRn4YZw4
— FC Bayern München (@FCBayern) October 21, 2025
Kompany vetë u shpreh i lumtur për marrëveshjen e arritur dhe që do të mbetet në Munich deri në vitin 2029.
“Jam mirënjohës, i nderuar dhe do të falënderoja FC Bayern për besimin dhe mjedisin e punës që më kanë ofruar që nga dita e parë. Ndihem sikur kam qenë këtu për një kohë shumë më të gjatë dhe e kuptoj mirë klubin. Ka qenë një përvojë e shkëlqyer deri më tani; kemi filluar një udhëtim të mrekullueshëm. Le të vazhdojmë të punojmë shumë dhe të festojmë suksese të tjera.”
Zgjatja e kontratës deri në 2029 nënvizon besimin e plotë të klubit në vizionin dhe aftësitë e Kompany për të udhëhequr Bayernin drejt sukseseve të reja në të ardhmen. /Telegrafi/


















































