Bayern Munichu dhe Arminia Bielefeldi kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshje e vlefshme për javën e 13-të në Bundesliga.

Bavarezët janë nikoqir të Arminias në ndeshjen që pritet të zhvillohet në “Allianz Arena” me fillim nga ora 18:30.


Ekipi i drejtuar nga Julen Nagelsmann vjen nga një humbje befasuese nga Augsburgu dhe synon t’i kthehet sa më shpejt fitores për të rikthyer pozitën e parë.

Në anën tjetër, mysafirët janë në formë të mirë në ndeshjet e fundit dhe synojnë të vazhdojnë me rezultate pozitive edhe nga ky udhëtim i vështirë.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

Bayern Munich: Neuer; Pavard, Upamecano, Hernandez, Davies; Tolisso, Goretzka; Sane, Muller, Coman; Lewandowski;Arminia Bielefeld: Moreno; Pieper, Nilsson, Schopf, Klos, Gkugawa, Prietl, Wimmer, Brunner, Andrade, Vasiliadis; /Telegrafi/

telegrafi sport app