Bayern Munichu eliminon me shumë mund Wehen, kalon tutje në DFB Pokal

Bayern Munich ka kaluar në rrethin tjetër të DFB Pokal, duke e eliminuar Wehen me rezultat 3-2.
Fitoja e Bavarezëve ishte shumë e vështirë, pasi lëshuan epërsinë prej dy golash, ndërsa në sekondat e fundit të takimit ia dolën ta rikthejnë epërsinë.
Pas vetëm 16 minutash lojë, Bayerni kaloi në epërsi me penalltinë e realizuar nga Harry Kane.
Me kaq edhe përfundoi pjesa e parë, derisa në të dytën ishte më dramatike.
Në minutën e 51-të, Michael Olise dyfishoi rezultatin për kampionin e Bundesligës.
Por, Fatih Kaya shokoi mysafirët, duke shënuar dy herë brenda pesë minutash (64’ dhe 69’).
Kane doli edhe një herë nga 11 metra, mirëpo kësaj radhe në minutën e 76-të nuk ia doli të realizonte.
Sulmuesi anglez e përmirësoi gabimin në minutën e 90+4-të, kur realizoi për 3-2, për të kaluar Bayernin tutje në DFB Pokal. /Telegrafi/



































