Marcel Sabitzer ka edhe një vit kontratë me RB Leipzig, ndërsa  Bayern Munchen vazhdon të jetë i interesuar për të dhe refuzimi duket i pamundur.

Trajneri i RB Leipzig, Jesse Marsch e pranon se kapiteni mund të largohet këto ditë nga ekipi, për të vijuar karrierën te kampionët e Gjermanisë.


“Në vitet e fundit, Sabitzer është kthyer në një figurë të rëndësishme për Leipzigun, por është e vështirë të mbash me zor një lojtar që nuk dëshiron të qëndrojë”.

Screenshot 4 3

“E kuptoj, kështu ndodh kur një klub si Bayern Munchen interesohet për ty. Bavarezët janë vetëm një nga klubet e shumta që e duan lojtarin tonë“, ka thënë Jesse Marsch.

RB Leipzig pritet të jetë një nga kandidatët për titull të kampionit në Gjermani. /Telegrafi/

telegrafi sport app