LAJMI I FUNDIT:

Bau Market sot hapi pikën e radhës në Podujevë me koncept të ri të sektorëve

Në një prani të madhe të njerëzve, duke përfshirë edhe kryetarin e Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, sot gjiganti Bau Market ka hapur pikën e radhës.

Kjo pikë është hapur pas analizave strategjike të lokacionit dhe qarkullimit të njerëzve, ku për qytetarët e Podujevës do të ofrojë mijëra produkte të brendeve të fuqishme botërore.

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, është shprehur i lumtur që qytetit po i bashkohet Bau Market, duke theksuar se ky është një sinjal pozitiv që tregon se ka filluar frymë e re dhe bashkëpunim i mirë me të gjitha bizneset.

Në anën tjetër, duke uruar sukses dhe bashkëpunim afatgjatë, Elona Lekloti, udhëheqëse e Saint Gobain, që është partner i Bau Market, ka thënë se ndihet e kënaqur dhe e nderuar që është prezentë në festën e kësaj hapje të pikës së re.

Duke e vlerësuar lartë stilin e menaxhimin, vizionin dhe ekipin profesional të Bau Market, ajo ka thënë se bashkëpunimi i tyre ka vendosur themele që e kalojnë çdo krizë dhe se ky bashkëpunim është shembull dhe model suksesi për rajonin.

Ndërkaq drejtori i Bau Holding, Pëllumb Halilaj, këtë hapje e ka quajtur edhe si dhuratë për komunën e Podujevës me rastin e Ditës së Çlirimit të Podujevës.

Veç kësaj, ai ka treguar se Bau Market në Podujevë vjen me koncept të ri ku bëhet ndarja e sektorëve në dy zona: Shtëpiake dhe kopsht, si dhe profesionale.

Artikull i sponzorizuar