Futbollisti i Kosovës, Baton Zabërgja, ka vazhduar formën e mirë në elitën e futbollit ukrainas duke realizuar edhe një tjetër gol për skuadrën e tij FC Metalist 1925 Kharkiv.

Zabërgja shënoi golin e dytë në fitoren 3-0 të Metalistit ndaj FC Rukh Lviv, në ndeshjen e javës së 19-të elitës së futbollit ukrainas.


Ai pranoi bukur një top në zonë me gjoks dhe me një goditje të fortë gjeti rrjetën për 2-0.

Ky ishte goli i dytë radhazi për sulmuesin kosovar me fanellën e Metalistit, duke konfirmuar momentin e mirë që po kalon në kampionatin ukrainas.

Zabërgja qëndroi në fushë deri në minutën e 60-të, kur u zëvendësua nga Ermir Rashica.

Në total, Zabërgja ka zhvilluar 12 ndeshje në këtë edicion në Ligën Premier të Ukrainës, ku përveç dy golave ka regjistruar edhe një asistim. /Telegrafi/

telegrafi sport app