LAJMI I FUNDIT:

Batistuta: Messi para Ronaldos, Icardi para Higuain

Batistuta: Messi para Ronaldos, Icardi para Higuain
ZURICH, SWITZERLAND - JANUARY 09: Carli Lloyd of the United States and Houston Dash receives The Best FIFA Women's Player Award from Gabriel Batistuta during The Best FIFA Football Awards 2016 on January 9, 2017 in Zurich, Switzerland. (Photo by Philipp Schmidli/Getty Images)

Gabriel Batistuta e vlerëson Lionel Messin më shumë se sa Cristiano Ronaldon, ndërsa thotë se Mauro Icardi ka më shumë shanse për ta udhëhequr Argjentinën se sa Gonzalo Higuain.

Legjenda e Fiorentinës është në Itali për të promovuar filmin e tij të ri ‘The Number 9’, dhe ai u pyet për Icardi dhe Higuain, yjet argjentinas të Interit dhe Milanit respektivisht.

“Për Argjentinën është një betejë mes Icardit dhe Higuainit” .


“Mauro ka më shumë shanse sepse është i ri. Më pëlqen shumë, ti nuk e sheh shumë në ndeshje, por ai gjithmonë shënon”.

“Fansat e Interit duhet të jenë të lumtur që e kanë atë në ekipin e tyre”.

Batistuta (Photo by Tim De Waele/Getty Images)

Një tjetër betejë në një shkallë më globale është ajo mes Lionel Messit të Barcelonës dhe Cristiano Ronaldos të Juventusit.

“Po të mundja do të doja t’i kisha të dy! Nëse unë duhet të zgjedh, marr Messin. Vetëm sepse është argjentinas!”.

Gabriel Batistuta te Argjentina (Photo by Alex Livesey/Getty Images)

” Cristiano është me të vërtetë i fortë, por ata janë ndryshe. Messi është më i përfshirë në lojë. Është e vështirë t’i krahasosh ata”.

“Ronaldo ka një personalitet dhe mentalitet të ndryshëm, njerëz si ai kurrë nuk do të ndalen. Ai do të dëshironte të shënonte për aq sa mundet”, ka thënë Batistuta.

Batigol është një legjendë e Argjentinës, por sot është ditëlindja e 58-të e heroit më të madh sportiv në vend, Diego Maradonas.

“Më vjen keq që nuk kam luajtur me të shumë. Unë nuk e di nëse erdha shumë vonë ose ai shkoi shumë shpejt, por unë i çmoj ndeshjet që i luajta me të”.

“Kemi pasur përvoja të bukura dhe ato negative si Kampionati Botëror 1994 [ku Maradona dështoi një test të drogës]”.

Gabriel Batistuta

“Për ne argjentinasit Diego është futboll. Unë nuk jam gjithmonë dakord me mendimet e tij, por e vlerësoj atë si një lojtar dhe një person”, nënvizoi Batistuta. /Telegrafi/