LAJMI I FUNDIT:

Batalli takon studentët: Rinia është një ndër asetet kryesore të vendit

Batalli takon studentët: Rinia është një ndër asetet kryesore të vendit

Kandidati për deputet i PDK-së, Butrint Batalli, ka thënë se rinia është një ndër asetet kryesore të vendit dhe që ekonomia e Kosovës të lulëzojë në kushtet e sotshme të globalizimit.

Përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se ka takuar studentë, të rinj të vendit, me të cilët ka folur për ndryshimet që janë të domosdoshme për Kosovën.


“Modeli më i suksesshëm ekonomik sot në botë është ai i ekonomisë së bazuar në dituri dhe kjo do të thotë që kërkesë e kohës është që arsimi në Kosovë të jetë sa më ngushtë i lidhur me kërkesat e ekonomisë”, ka thënë Batalli.

Shkrimi i plotë

Ka kaq shumë fuqi dhe bukuri në rininë. Të rinjtë shikojnë botën me sy të freskët dhe vendosmëri të gjallë. Janë kërkues dhe krijojnë një ndryshim shumë të nevojshëm për shoqërinë.

Gjatë këtyre ditëve pata rastin të takoj shumë student, të reja dhe të rinjë anë e mbanë Kosovës.

Rinia është një ndër asetet kryesore të vendit dhe që ekonomia e Kosovës të lulëzojë në kushtet e sotshme të globalizimit, është e nevojshme që të rritet sa më shumë cilësia e burimeve njerëzore për t’i bërë ato sa më konkurruese në nivel ndërkombëtar.

Modeli më i suksesshëm ekonomik sot në botë është ai i ekonomisë së bazuar në dituri dhe kjo do të thotë që kërkesë e kohës është që arsimi në Kosovë të jetë sa më ngushtë i lidhur me kërkesat e ekonomisë.

Rinia do të jetë kryefjala, dhe asaj do t’i dedikohem fort.

Do të jem zëri juaj, shpresa e rinisë për të ecur para!

Faleminderit rini e tashmja dhe e ardhmja jonë!

#PDK112

#KadriVeseliKryeminister1

#ButrintBatalli13 ✅ @ Kosova

Në trend

Më shumë
Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Evropa
Real Madrid, kampion i La Ligas për herë të 36-të në historinë e klubit

Real Madrid, kampion i La Ligas për herë të 36-të në historinë e klubit

La Liga
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
“Nëse jemi këtu, është për shkak të tij”, Ancelotti i jep merita top yllit të ekipit për suksesin e Real Madridit

“Nëse jemi këtu, është për shkak të tij”, Ancelotti i jep merita top yllit të ekipit për suksesin e Real Madridit

La Liga
Katër gjërat pozitive në fitoren e Real Madridit: Guler shet bileta, Bellingham ‘Pichichi’, kthehet Cortuois dhe Modric me 'kontratë' të re

Katër gjërat pozitive në fitoren e Real Madridit: Guler shet bileta, Bellingham ‘Pichichi’, kthehet Cortuois dhe Modric me 'kontratë' të re

La Liga
Kalo në kategori