Kontingjenti i parë prej 200 ushtarëve britanikë ka arritur në Kosovë të premten, ka njoftuar misoni paqeruajtës i Forcave të NATO-s në Kosovë – KFOR.
Në njoftimin zyrtar thuhet se dislokimi vjen pas sulmit të dhunshëm ndaj Policisë së Kosovës më 24 shtator dhe rritjes së tensioneve në rajon.
“Ushtarët nga Batalioni i Parë i Regjimentit Mbretëror të Princeshës së Uellsit po i bashkohen një kontingjenti prej 400 trupash të Mbretërisë së Bashkuar tashmë në Kosovë. Qeveria rumune të martën (3 tetor) njoftoi se po dërgonte gjithashtu rreth 100 trupa shtesë për të forcuar KFOR-in”, ka njoftuar KFOR-i, transmeton Telegrafi.
Tutje thuhet se ky është hap i matur për të siguruar që KFOR-i të ketë forcat të cilat i nevojiten për të përmbushur mandatin e tij të OKB-së, për të ruajtur një mjedis të qetë dhe të sigurt si dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë njerëzit në Kosovë.
“Dislokimi bazohet në një kërkesë të Komandantit Suprem të Aleatëve të NATO-s për Evropë dhe u miratua nga Aleatët në Këshillin e Atlantikut të Veriut. NATO ka udhëhequr një operacion paqeruajtës në Kosovë që nga viti 1999 në përputhje me mandatin e saj, sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. KFOR-i aktualisht përbëhet nga mbi 4,500 trupa të kontribuar nga 27 aleatë dhe partnerë të NATO-s”.
Ndërkohë edhe Gjermania pritet t’i dërgojë rreth 150 ushtarë në Kosovë, në prill të vitit të ardhshëm. Kështu ka thënë një zëdhënës i Ministrisë gjermane të Mbrojtjes, të premten. Sipas tij, vendimi nuk ka të bëjë asgjë me tensionet aktuale në veri të Kosovës dhe se trupat do të shërbejnë si kompensim për tërheqjen e trupave austriake në kuadër të KFOR-it.
Ai ka thënë se trupat shtesë nuk do ta rrisin numrin total të trupave të KFOR-it në Kosovë.
KFOR-i ka rreth 4.500 trupa në Kosovë nga 27 shtete të NATO-s dhe shtetet partnere.
Ndryshe më 24 shtator, Policia e Kosovës u sulmua nga një grup i armatosur serb në fshatin Banjskë, në komunën e Zveçanit. Si pasojë mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku. Në luftimet që pasuan në manastirin e fshatit, u vranë tre sulmues serbë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Analisti malazez për fjalimin e Osmanit në Uashington: 12 minutat më së miri të shfrytëzuara ndonjëherë nga një politikan](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_1-27-380x233.png)
Analisti malazez për fjalimin e Osmanit në Uashington: 12 minutat më së miri të shfrytëzuara ndonjëherë nga një politikan
![Kreu vjedhje në dy markete në Gjilan – arrestohet i dyshuari, policia sekuestron para e cigare](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Policia-e-Kosoves-1-380x233.jpg)
Kreu vjedhje në dy markete në Gjilan – arrestohet i dyshuari, policia sekuestron para e cigare
![Shiste kokainë dhe kanabis, arrestohet 28-vjeçari dhe blerësi në Fier](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fier-380x233.jpg)
Shiste kokainë dhe kanabis, arrestohet 28-vjeçari dhe blerësi në Fier
![Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kurti-harta-780x439.jpg)
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin
![Ish-ambasadori amerikan në Kosovë: Shpërbërja e USAID-it nga Trump dëmton interesat e SHBA-së dhe është dhuratë për konkurrentët tanë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/08/Hovenier-780x439.jpg)
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë: Shpërbërja e USAID-it nga Trump dëmton interesat e SHBA-së dhe është dhuratë për konkurrentët tanë
![Vaktia e Ramazanit 2025](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Vaktia-e-Ramazanit-2025-e1739353939191-780x439.jpg)
Vaktia e Ramazanit 2025
![KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476209620_1009006701257747_4514647024636820534_n-e1739291419392-780x439.jpg)
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë
![“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476557130_10232717841882449_7288129094962218818_n-780x439.jpg)
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma
![Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/393a13ff-ee47-4459-a1a0-08dd4a814ce6_w1597-e1739314251878-780x439.jpg)
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kurti-harta-780x439.jpg)
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin
![Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ronaldo-1-780x439.png)
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi
![Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/doarsa-ldk.jpg)
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht
![Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/393a13ff-ee47-4459-a1a0-08dd4a814ce6_w1597-e1739314251878-780x439.jpg)
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës
![UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/haaaaaaland-780x439.png)
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt
![Berisha i PLE](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/veton-berisha-780x439.jpg)
Berisha i PLE "kushtëzon" votën për qeverinë e re