LAJMI I FUNDIT:

BAT është duke punuar mbi një vaksinë të mundshme për COVID-19, përmes filialit të saj bio-teknologjik në SHBA

BAT është duke punuar mbi një vaksinë të mundshme për COVID-19, përmes filialit të saj bio-teknologjik në SHBA

Filiali bio-teknologjik i BAT-it në SH.B.A., Kentucky BioProcessing (KBP), po zhvillon një vaksinë të mundshme për COVID-19 dhe tani është duke kryer testimet para-klinike. Nëse testimi shkon mirë, BAT-i ka shpresë se me partnerët e duhur dhe me mbështetjen e agjencive qeveritare, mund të prodhohen midis 1 dhe 3 milionë doza vaksinash në javë, duke filluar nga muaji qershor.

Ndërkohë që KBP mbetet një veprimtari tregtare, qëllimi është që puna e saj në kuadër të projektit të vaksinës Covid-19 të kryhet me qëllim jofitimprurës.

Vaksina në zhvillim përdor teknologjinë e patentuar të BAT-it për rritjen e shpejtë të duhanit, e cila ka disa përparësi në krahasim me teknologjinë konvencionale për prodhimin e vaksinave:

Është potencialisht më e sigurt duke pasur parasysh që bimët e duhanit nuk mund të bartin patogjenë, të cilët shkaktojnë sëmundje njerëzore.

• Është më e shpejtë sepse elementët e vaksinës grumbullohen në bimët e duhanit shumë më shpejtë – 6 javë në bimët e duhanit kundrejt disa muajve që janë të nevojshëm duke përdorur metodat konvencionale.

• Formulimi i vaksinës që po zhvillohet në KBP, mbetet i qëndrueshëm në temperaturën e dhomës, ndryshe nga vaksinat konvencionale të cilat shpesh kanë nevojë për ftohje.

• Ajo ka potencialin për të dhënë një reagim imun të efektshëm me një dozë të vetme.

Filiali amerikan i BAT-it, Reynolds American Inc, e ka blerë KBP-në në vitin 2014, me qëllim përdorimin e disa prej teknologjive të tij unike të ekstraktimit të duhanit, për të ndihmuar në zhvillimin e mëtejshëm të produkteve të kategorisë së saj të re dhe për produktet e kategorive te reja.

Në vitin 2014, KBP-ja bëri bujë si një nga kompanitë e pakta me një trajtim efikas për Ebola-n, duke prodhuar ZMapp™ me kompaninë qe ndodhet në Kaliforni, Mapp BioPharmaceuticals dhe në partneritet me Autoritetin e Kërkimit dhe Zhvillimit të Avancuar Biomjekësor të Sh.B.A.-së (BARDA – Biomedical Advanced Research and Development Authority).

KBP-ja kohët e fundit ka klonuar një pjesë të sekuencës gjenetike të COVID-19, e cila çoi në zhvillimin e një antigjeni të mundshëm – një substancë e cila shkakton reagim imun në trup dhe në veçanti, prodhimin e antitrupave. Ky antigjen më pas u fut për t’u riprodhuar në bimët e duhanit dhe, pasi u volën bimët, antigjeni u pastrua dhe tani po kalon testimet para-klinike.

Tani BAT-i po eksploron partneritetet me agjencitë qeveritare për të sjellë vaksinën e saj në studimet klinike sa më shpejtë të jetë e mundur. Nëpërmjet bashkëpunimeve me qeverinë dhe palët e treta prodhuese, BAT-i beson se mund të prodhohen midis 1 dhe 3 milionë doza në javë.

Dr. David O’Reilly, Drejtor i Kërkimit Shkencor, BAT tha:

“Ne jemi të angazhuar me Administratën e Ushqimit dhe Medikamenteve të SHBA-së dhe po kërkojmë udhëzime për hapat e ardhshëm. Gjithashtu, ne jemi angazhuar me Departamentin e Shëndetit dhe Kujdesit Social të Mbretërisë së Bashkuar dhe BARDA-n në SH.B.A. për të ofruar mbështetjen dhe aksesin në studimin tonë, me qëllim përpjekjen për të përshpejtuar zhvillimin e një vaksine për Covid-19.

Zhvillimi i vaksinës është një punë sfiduese dhe komplekse, por besojmë se kemi bërë një zbulim të madh dhe të rëndësishëm me platformën tonë teknologjike të bimëve të duhanit dhe jemi të gatshëm të punojmë me qeveritë dhe të gjitha palët e interesuara për të ndihmuar në fitimin e luftës kundër Covid-19. Ne i bashkohemi thirrjes së Kombeve të Bashkuara, për një qasje të gjithë shoqërisë për të luftuar problemet globale.

KBP-ja ka eksploruar për mjaft kohë përdorimet alternative të bimës së duhanit. Një përdorim i tillë alternativ është zhvillimi i vaksinave me bazë bimore. Ne jemi të përkushtuar të kontribuojmë në përpjekjet globale për të ndaluar përhapjen e Covid-19 duke përdorur këtë teknologji.”

Rreth BAT-it: BAT është një biznes elitar, me shumë kategori mallrash konsumi, i themeluar në vitin 1902. Qëllimi ynë është të ndërtojmë një “Të nesërme më të mirë”, duke zvogëluar ndikimin shëndetësor të biznesit tonë, nëpërmjet ofrimit të një zgjedhjeje më të madhe produktesh të këndshme dhe më pak të rrezikshme për konsumatorët tanë. Ambicia jonë është që me kalimin e kohës të kalojmë gjithnjë e më shumë të ardhurat tona nga cigaret në produkte jo të djegshme.

Rreth Kentucky Bioprocessing (KBP): KBP-ja në pronësi të BAT-it ndodhet në Owensboro, KY, (Kentucky), ku ka filluar veprimtarinë në vitin 2006. Në janar 2014, KBP-ja u ble nga BAT-i dhe u bë një degë e cila ushtron veprimtarinë në mënyrë të pavarur, plotësisht në pronësi të Reynolds American Inc. (RAI), në pronësi të BAT-it. KBP-ja vazhdon të ketë hapësirën e saj të madhe, me shumë nivele të brendshme për rritjen e bimëve, si dhe laboratorët e saj të studimeve dhe prodhimit, dhoma të pastra dhe veprimtari prodhuese në Owensboro.

KBP-ja zhvillon dhe ekzekuton procese për t’i transformuar bimët e duhanit në “fabrika të prodhimeve bio”, të cilat prodhojnë me efikasitet proteina komplekse që nuk mund të prodhohen ndryshe. Kompania mund të rritë, të vjelë dhe të përpunojë deri në 3 milionë bimë duhani që prodhojnë proteinave në një cikël prodhimi, i cili zakonisht zgjat rreth gjashtë javë – krahasuar me shumë muaj duke përdorur metodat tradicionale të prodhimeve bio.

Për t’i kodifikuar përkohësisht bimët e duhanit me udhëzimet gjenetike për të prodhuar proteinat specifike të synuara, kompania përdor teknologji të licencuara dhe të patentuara. Bimët rriten në një mjedis të automatizuar, me klimë të kontrolluar i cili mund të përshtatet për të optimizuar prodhimin nga ana e tyre të një proteine me interes.

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Shëndetësi
Kalo në kategori