Bastisje në Shkup, gjendet drogë - ndalohet një person
mpb policia mk mpb policia mk
MPB Maqedoni njofton se dje (12.03.2026) në orën 21:10, nëpunës policorë nga Njësiti kundër Tregtisë së Paligjshme pranë SPB Shkup e privuan nga liria D.R. (30) nga fshati Marinë, rrethina e Shkupit.
"Bazuar në urdhrin e Gjykatës Themelore Penale Shkup, nëpunësit policorë realizuan bastisje në shtëpinë e D.R., me ç'rast ishin gjetur dhe sekuestruar marihuanë dhe një peshore digjitale".
"Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të përgatitet kallëzim përkatës", thonë nga MPB.
Nga
Telegrafi
3 hours ago
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate



























