LAJMI I FUNDIT:

Bastisje në Manastir, gjenden armë dhe municione

Bastisje në Manastir, gjenden armë dhe municione

Gjatë ditës së djeshme është privuar nga liria P.K. (39) nga Manastiri.

Gjatë bastisjes së shtëpisë së tij në fshatin Oleveni, e kryer me urdhër gjyqësor, janë gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjuetie “CZ”, 65 patronë gjuetie, plumba të kalibrit të ndryshëm, karikator për pistoletë dhe sende tjera.


Personi është në mbajtje në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.