Lumbardh Salihu dhe Kader Kicaj gjatë kësaj kohe u komentuan për një krisje të raportit të tyre.

Kjo pasi dyshja e Big Brother VIP Kosova 2 hoqën nga lista e ndjekësve njëri-tjetrin.


Fituesi i edicionit të dytë të këtij reality shou madje tha se bukuroshja prizrenase vetë e kërkoi një gjë të tillë.

438271477 1139824327329046 7755766510390967860 n Foto: Screenshot/Instagram

Ndonëse nuk zgjati edhe aq shumë, ata duket se janë kthyer sërish në krahët e njëri-tjetrit.

Të njëjtit shihet se kanë filluar të ndiqen në Instagram, aty ku edhe komentohen për çdo gjë.

438271560 827757202532868 141224643933326266 n Foto: Screenshot/Instagram

Theksojmë që romanca e tyre filloi në Big Brother, ku edhe u njohën.

Pritet të shihet nëse do të ketë një reagim nga vetë ata në lidhje me këtë çështje. /Telegrafi/

Screenshot 4 17 Foto: Screenshot/Instagram