Partitë politike shqiptare kanë vendosur që në zgjedhjet lokale të 17 tetorit të garojnë së bashku në Mitrovicën e Veriut, komunë kjo që aktualisht udhëhiqet nga Lista Serbe. Me emrin “Iniciativa qytetare Mitrovica” partitë shqiptare të bashkuara kanë aplikuar dje për certifikim në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Hulumtues që përcjellin qeverisjen lokale po vlerësojnë se partitë shqiptare të bashkuara do të mund të rrisin ndikimin në asamble komunale të Mitrovicës së Veriut.
Lëvizja Vetëvendosje, PDK, LDK, AAK dhe AKR, kanë vendosur që Skënder Sadiku të jetë bartës i listës së partive shqiptare për asamble komunale në zgjedhjet e 17 tetorit.
Shkrirja në një listë të vetme e partive politike shqiptare po ndodh për herë të parë në Mitrovicën e Veriut që aktualisht udhëhiqet nga Milan Radojeviq, pjesë e Listës Serbe.
Bekim Salihu, hulumtues në Institutin GAP, që monitoron qeverisjen lokale, thotë për KosovaPress, se unifikimi i partive shqiptare në Mitrovicën e Veriut do ta rrisë prezencën e partive shqiptare për dy asamblistë.
“Partitë shqiptare në Mitrovicën e Veriut i kanë dy asamblistë, ndërkaq në rast se e zyrtarizojnë këtë listë për kuvend komunal atëherë fuqia e tyre do të rritet edhe për dy asambleistë, gjegjësisht partitë shqiptare do t’i kenë katër asamblistë në Mitrovicën e Veriut, për shkak se në zgjedhjet e vitit 2017 partitë shqiptare në Mitrovicën e Veriut kanë humbur 650 vota, pra 650 vota janë shpërndarë nëpër parti e rrjedhimisht asnjëra nga këto parti që ka garuar e vetme nuk ka arritur që të hyjë në kuvend komunal, vetëm PDK ka arritur në Mitrovicën e Veriut t’i ketë dy asamblistë me 650 vota ndërkaq po kaq vota, 650 vota kanë humbur për shkak se kanë shkuar në parti të ndryshme e rrjedhimisht nuk kanë arritur të kenë përfaqësim në kuvendin komunal”, thotë ai.
Por njësoj nuk po ndodh edhe në Artanë ku Lidhja Demokratike e Kosovës ka vendosur të garojë e vetme edhe për kryetar komune edhe për asamble, ndërkohë që Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës kanë shprehur përkrahje për një kandidat të vetëm që do të garonte për të parin e komunës.
Kryetari i degës së Vetëvendosjes në Artanë, Abdyl Gashi i ka thënë KosovaPress-it se ftesës për t’u bashkuar për zgjedhjet lokale në këtë komunë ku gjithashtu qeverisë Lista Serbe, i është përgjigjur vetëm PDK.
Lidhur me këtë, Salihu nga Instituti GAP thotë se në Artanë ka vetëm reflektim simbolik e që nuk pritet të prodhojë ndonjë efekt siç ndodh me Mitrovicën e Veriut.
“Tek Novobërda kemi vetëm reflektim ose bashkim simbolik mirëpo jo që pritet të ketë ndonjë efekt në teren por kjo nuk pritet të ndodh në Mitrovicën e veriut ku efektet do të jenë domethënëse për shkak se do të rritet numri i asamblistëve për dy asamblistë… Ajo çka po ndodh tani në Mitrovicën e Veriut është risi për shkak se në këtë rast kemi të bëjmë me shkrirje të gjitha subjekteve brenda një liste që garojnë për asamble komunale, jo për kryetar të komunës dhe kjo është risi dhe unë konsideroj që kjo formë, ose kjo qasje e partive shqiptare në këtë rast edhe është përparësi të rasti i Mitrovicës së veriut për shkak që kanë edhe parti minoritete në kuadër të listës së tyre, pra nuk janë vetëm parti shqiptare, është edhe partia boshnjake dhe partia rome e cila po i jep mbështetje kësaj liste dhe kjo është pozitive dhe konsideroj që kjo tek rasti i Mitrovicës së Veriut do të rrisë ndikimin në asamble komunale”, thotë ai.
Ndërsa në komunat e tjera të banuara me shumicë serbe, meqë nuk ka shtrirje të madhe të votuesve jo serb, bashkëpunimet në mes të partive shqiptare nuk do të prodhonin ndonjë efekt, thotë Salihu.
Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj thotë t’i ketë udhëzuar të gjithë bashkëpartiaket për të përkrahur listën me shqiptarë për zgjedhjet e 17 tetorit në Mitrovicën e Veriut.
“Në Mitrovicë të Veriut i kemi udhëzuar kolegët tanë me u bashku me partitë e tjera shqiptare me të gjitha, nuk kemi bërë asnjë vërejtje, kudo që ka ndonjë listë shqiptare në një komunë me shumicë serbe ne i japim përkrahje asaj liste, jo se jemi kundër serbëve të Kosovës, ata janë qytetarë të Kosovës”, ka thënë Haradinaj në një konferencë për media.
Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dje është mbyllur afati për aplikim për certifikim të subjekteve politike dhe kandidatëve për asamble komunale për zgjedhjet e 17 tetorit.
KQZ ka bërë të ditur se për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale të 17 tetorit kanë aplikuar 94 subjekte politike, prej tyre janë 32 parti, një koalicion, 35 iniciativa qytetare dhe 26 kandidatë të pavarur. Ndërsa numri i kandidatëve që kanë aplikuar është 4 mijë e 920, prej tyre 165 për kryetarë komunash dhe 4 mijë e 757 për kuvende komunale. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos