AP Brera arriti të marrë një fitore si mysafire në Kumanovë, duke e mposhtur Bashkimin me rezultatin 0-2, njofton Telegrafi.

Pas humbjes nga Rabotniçki në xhiron e kaluar, skuadra e drejtuar nga Martin Alagjozovski reagoi në mënyrën e duhur dhe u rikthye në rrugën e fitoreve.


Autori i golit të parë ishte Zoran Ivanovski në minutën e 44-të.

Në pjesën e dytë, Bashkimi u hodh në sulm për të barazuar. Memeti goditi shtyllën në minutën e 69-të, ndërsa më pas u kanos edhe Avornio, megjithatë, portieri i Brerës, Daniel Dikovski, reagoi në mënyrë të shkëlqyer.

Pas kësaj pati një përpjekje edhe nga Liçina, por AP Brera jo vetëm që arriti ta ruajë portën të paprekur, por shënoi edhe golin e dytë me anë të Nikola Veliçkovskit në minutën e 93-të. /Telegrafi/

telegrafi sport app