LAJMI I FUNDIT:

Bashkimi Evropian shtyn bisedimet për hapjen e negociatave me Shqipërinë

Bashkimi Evropian shtyn bisedimet për hapjen e negociatave me Shqipërinë

Afrimi i Shqipërisë me Bashkimin Evropian merr një tjetër shtyrje. Ambasadorët e BE-së thonë se Shqipëria ka shënuar përparim në përmbushjen e kushteve, por ka ende punë për të bërë. Fillimi i bisedimeve shtyhet edhe për Maqedoninë e Veriut për shkak të mosmarrëveshjeve me Bullgarinë për gjuhën dhe minoritetin maqedonas.

Mosmarrëveshjet mes ambasadorëve të BE-së për hapjen e bisedimeve me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut bënë që ato të mos nisin në dhjetor.


Komiteti i Përhershëm Përfaqësuesve, i njohur si Coreper, ra dakord në draftin e konkluzioneve se Shqipëria nuk është gati për konferencën e parë ndërqeveritare me BE-në, pasi ka ende punë për të bërë në përmbushjen e kushteve të vendosura më herët në mars.

Ambasadorët përshëndetën punën e bërë nga Shqipëria për reformat, por theksuan se duhet të tregojë më shumë përparim në përmbushjen e kushteve. Italia u mundua që të zbuste gjuhën e përdorur në tekstin e konkluzioneve për Shqipërinë, por kjo kërkesë u refuzua.

Për sa i përket Maqedonisë së Veriut, dokumenti thekson se data për konferencën e parë ndërqeveritare do të vendoset pas zgjidhjes së mosmarrëveshjeve me Bullgarinë. Kjo e fundit ka bllokuar bisedimet pasi pretendon se maqedonishtja është dialekt bullgar dhe se nuk ka minoritet maqedonas në Bullgari. Dy çështjet duhet të përfshihen në dokumentin final për nisjen e bisedimeve, por kryeministri Zoran Zaev deri më tani ka refuzuar t’i pranojë ato.

Drafti i konkluzioneve nga ambasadorët do të kalojë te ministrat e jashtëm dhe të çështjeve të Evropës të Unionit më 8 dhjetor. Fillimi i bisedimeve me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut tashmë mund të miratohet në mars 2021, por as kjo nuk është e sigurt. /TCH/

Në trend Lajme

Më shumë
Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Lajme
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Drejtësi
Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin

Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin

Lajme
AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”

AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”

Lajme
Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Lajme
Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Lajme
Kalo në kategori