LAJMI I FUNDIT:

Bashkimi i Deutsche Bank me Commerzbank mund të humbin 30 mijë vende pune

Bashkimi i Deutsche Bank me Commerzbank mund të humbin 30 mijë vende pune

Deutsche Bank dhe Commerzbank, u ballafaquan me shqetësimet nga sindikatat e punëtorëve, nga zyra e kancelares Angela Merkel dhe aksionerët e saj më të lartë, të hënën, pas konfirmimit të bisedimeve të bashkimit. Bashkimi i dy bankave më të mëdha të Gjermanisë mund të rezultojë në 30,000 shkurtime të vendeve të punës, duke nxitur shefin e stafit të Merkel të thoshte se qeveria duhet të shqyrtonte çështjen.

Së bashku të dy bankat punësojnë 140,000 njerëz në mbarë botën, 91,700 në Deutsche dhe 49,000 në Commerzbank dhe një bankë e bashkuar do të kishte një të pestën e tregut gjerman të bankave me pakicë. Pavarësisht nga shqetësimet në lidhje me vendet e punës, reagimi i tregut ndaj lajmit se dy bankat ishin duke biseduar idenë e ‘shkrirjes’, ishte pozitive. Aksionet në Deutsche Bank u rritën 5.0 për qind, ndërsa Commerzbank tregtoi 6.7 për qind më të lartë, raporton The Guardian.

Bordet mbikëqyrëse të të dy bankave do të takohen të enjten, për të biseduar për detajet e fundit të marrëveshjes së bashkimit. /Telegrafi/