LAJMI I FUNDIT:
Peja 17° fair_night

Bashkim Ramosaj përkujton 24 Marsin dhe heronjtë e luftës për liri

Bashkim Ramosaj përkujton 24 Marsin dhe heronjtë e luftës për liri

Në kuadër të përvjetorit të 24 Marsit, një datë e rëndësishme për historinë e Kosovës, u mbajt një ceremoni përkujtimore në Gllogjan, për të nderuar sakrificën e luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe për të kujtuar kontributin e heronjve që dhanë jetën për lirinë e vendit.

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, në fjalimin e tij theksoi rëndësinë e kësaj date historike, duke kujtuar që në këtë ditë ranë Gazmend Mehmetaj, Himë Haradinaj dhe Agron Mehmetaj, dëshmorë të luftës, dhe duke nderuar gjithashtu përkushtimin e familjes Haradinaj në betejën për liri.

​Konjufca në Gllogjan për Epopenë e Dukagjinit
Lexo po ashtu ​Konjufca në Gllogjan për Epopenë e Dukagjinit

Ramosaj nënvizoi gjithashtu rolin kyç të Komandantit Ramush Haradinaj dhe forcën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në betejat e asaj periudhe. Ai theksoi se kjo datë është një simbol i sakrificës dhe vendosmërisë për lirinë e Kosovës, duke shprehur mirënjohje për angazhimin e NATO-s në intervenimin e 24 marsit 1999, që shpalli fillimin e çlirimit të Kosovës.


Kryetari Ramosaj përfundoi me një mesazh nderimi dhe mirënjohjeje për të gjithë dëshmorët dhe martirët e kombit, duke i shprehur respekt të përjetshëm për sakrificat e tyre./Telegrafi/