LAJMI I FUNDIT:

Bashkia e Shkupit: U pastrua plotësisht deponia e paligjshme në bregun e lumit Vardar në komunën e Gazi Babës

Bashkia e Shkupit: U pastrua plotësisht deponia e paligjshme në bregun e lumit Vardar në komunën e Gazi Babës
Foto: Telegrafi.com

Ekipet e Bashkisë së Shkupit sot kanë përfunduar me pastrimin e plotë të deponisë në bregun e lumit Vardar në Komunën e Gazi Babës.

Sipas Bashkisë së Shkupit umblodhën mbi 4.000 metra kub mbetje komunale dhe ndërtimore që ndotnin çdo ditë mjedisin dhe kërcënonin shëndetin e banorëve të kësaj komune.

Ata shtojnë se po punojnë me intensitet në pastrimin e deponive në lagjen Lisiçe, Novo Selo në komunën Gjorçe Petrov, si dhe pastrimin e plotë të deponisë së paligjshme në vendbanimin Bërnjarci, në komunën e Gazi Babës.


“Pastrimi i të gjitha deponive të paligjshme në Shkup është prioritet, me qëllim parandalimin e ndotjes së ajrit, truallit, ujërave dhe mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve. Inkurajojmë qytetarët të përfshihen në këtë aksion të Qytetit, duke denoncuar deponi të paligjshme, por mbi të gjitha, të jemi qytetarë të ndërgjegjshëm të cilët sillen me përgjegjësi ekologjike dhe kujdesen për qytetin e tyre dhe mjedisin”, thuhet në fund./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Numërohen 90.37 për qind e votave me postë

​Numërohen 90.37 për qind e votave me postë

Lajme
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Rëndësia e të ushqyerit shëndetshëm, roli i vitaminave dhe mineraleve – flet nutricistja Rexhepi

Rëndësia e të ushqyerit shëndetshëm, roli i vitaminave dhe mineraleve – flet nutricistja Rexhepi

Shëndetësi
Nën dyshimin se një burrë ka grisur Kuranin në Prizren, policia nis hetimet

Nën dyshimin se një burrë ka grisur Kuranin në Prizren, policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Kalo në kategori