Bashkia e Shkupit njofton për fillimin e kohës dimërore të kryerjes së punëve afariste hotelierike jashtë objekteve afariste


Bashkia e Shkupit informon objektet hotelierike shërbyese se nga 1 nëntori do të fillojë koha dimërore për kryerje të veprimtarisë jashtë hapësirës afariste dhe vendosja e pajisjeve urbane, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Kërkesat për dhënien e lejes për kryerje të veprimtarisë afariste jashtë objektit afarist, duhet të dorëzohen në arkivën e Bashkisë, më së voni deri më 31 tetor.
Kërkesa gjendet në faqen e internetit të Bashkisë së Shkupit, ose në Arkivën e bashkisë, objekti numër 16. Në një afat prej 5 ditësh, Bashkia duhet t'u përgjigjet kërkesave të afaristëve.
Koha dimërore për kryerje të punëve afariste jashtë objektit afarist, përfundon më 30 mars të vitit 2017./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
05/10/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate






































