LAJMI I FUNDIT:

Bashkia e Shkupit ndërpret kontratën me “Slloboda prevoz”

Bashkia e Shkupit ndërpret kontratën me “Slloboda prevoz”
Foto: Telegrafi.com

Bashkia e Shkupit pasdite kumtoi se sot është shkëputur kontrata me shoqatën e transportuesve privat “Slloboda prevoz” për shkak të mospërmbushjes së obligimeve që dalin nga kontrata.

“Në këtë rast, bëhet fjalë për obligimin për dhënie të vazhdueshme dhe të papengueshme të shërbimit publik për transport të udhëtarëve. “për fat të keq, ‘Slloboda prevoz’ më shumë se dy ditë në vazhdimësi nuk e kreu atë obligim kontraktues, me çka për shkak të mosrespektimit të kontratës, e njëjta është shkëputur”, informojnë nga Bashkia e Shkupit.


Prej atje u bëjnë thirrje të gjithë transportuesve privat të paraqiten në konkursin publik që do të publikohet gjatë javës së ardhshme.

“Konsiderojmë se ky model, lidhja e kontratave të drejtpërdrejta për transport publik të qytetit me transportues individual do të kontribuojë për transparencë më të madhe të procesit dhe zgjidhje më të lehtë të problemeve potenciale”, shtojnë nga Bashkia e Shkupit.

Informojnë se transporti privat publik funksionon pa pengesa, ndërsa NPQ Shkup për momentin k mjaft kapacitete për t’i përmbushur nevojat e shkupjanëve.

“I bëjmë thirrje ‘Slloboda prevoz’-it ta revidojë vendimin për bllokim të kryeqytetit, sepse në atë mënyrë nuk do të arrijnë zgjidhje të problemit, përkundrazi, në atë mënyrë problemi thellohet. Shkupjanët nuk janë të detyruar të jenë dëmi kolateral, për shkak të kërkesës irracionale të ‘Slloboda prevoz’-it. Me shantazhe, nuk ka kontratë”, porositën nga Bashkia e Shkupit.

Në trend Lajme

Më shumë
Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

Politikë
Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Drejtësi
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Lajme
Votimi në veri, KQZ: 1,461 votues më shumë se në zgjedhjet e mbajtura më 23 prill 2023

Votimi në veri, KQZ: 1,461 votues më shumë se në zgjedhjet e mbajtura më 23 prill 2023

Lajme
Kalo në kategori