LAJMI I FUNDIT:

Bashkia e Shkupit: Janë pastruar 120 deponi në Shkup

Bashkia e Shkupit: Janë pastruar 120 deponi në Shkup
Foto: Telegrafi.com

Bashkia e Shkupit njofton se pr herë të parë pas disa dekadash në Shkup po realizohet aksion për pastrimin e deponive të paligjshme ku digjeshin mbeturina të rrezikshme, që është burim i ndotjes së ajrit, tokës dhe ujërave nëntokësore, dhe e cila ndikon drejtpërdrejt në cilësinë e jetës së qytetarëve.

“Për gati dy muaj, me aktivitet të përbashkët të Bashkisë së Shkupit dhe një pjese të komunave të Shkupit, janë pastruar mbi 120 deponi, të hartuara gjatë fushatës parazgjedhore. Janë përforcuar kontrollet e inspektoratit dhe për herë të parë janë shqiptuar gjoba të mëdha ndaj ndotësve të mjedisit jetësor dhe atyre që rrezikojnë sigurinë dhe shëndetin e qytetarëve”, thonë nga Bashkia e Shkupit.

Ata shtojnë se pastrimi vazhdon edhe më tej pasi çdo ditë qytetarët raportojnë për krijimin e deponive të reja. Shërbimet inspektuese po punojnë në terren, në mënyrë që të gjithë të respektojnë ligjin dhe nuk do të ketë tolerancë për ndotësit.


“Baskia e Shkupit me strategjinë për parandalim, fillon zbatimin e zgjidhjes sistematike që përfshin fotodokumentimin e ndotësve, punë me turne të Inspektoratit për sanksionimin e autorëve, detektimin e deponive me dron dhe djegien e tyre, por edhe sistem aktiv për raportim nga qytetarët me qëllim parandalimin e ndotësve dhe dënimin e tyre. Bashkia e Shkupit u bën thirrje qytetarëve që çdo raport për deponitë e krijuara apo ato ekzistuese t’i dërgojnë në 24@skopje.gov.mk në mënyrë që sa më shpejt të dërgohen ekipe nga Qyteti për pastrimin e tyre”, thuhet në fund./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori