LAJMI I FUNDIT:

Bashkëpunimi i shkollave dhe bizneseve në aftësimin profesional

Bashkëpunimi i shkollave dhe bizneseve në aftësimin profesional

Puna praktike për nxënësit e Qendrës së Kompetencës “11 Marsi” në Prizren dhe shkollës “Skënder Luarasi” në Suharekë është jetësuar falë Modelin të Biznesit të zbatuar nga bashkëpunimi i LuxDev me bizneset.

Ky bashkëpunim i shkollave dhe bizneseve në aftësimin profesional, në të ardhmen do të sjellë kuadro të kualifikuara.


Për ta parë se si funksionon ky model dhe cilat janë rezultatet e arritura deri tani, emisioni 7 Ditë me Panxhën ka vizituar këto shkolla dhe ka biseduar me akerët atje rreth zbatimit të këtij projekti, të cilët e kanë vlerësuar si shumë të frytshëm.

Vetëm gjatë dy viteve, në shkollën “Skendër Luarasi”, 300 nxënës kanë mbajtur praktikën sipas profileve që ata mësojnë, dhe aktualisht janë 100 nxënës aktivë që mbajnë praktikë.

Kjo ka ardhur edhe falë 40 memorandumeve të Bashkëpunimit që kjo shkollë ka arritur me bizneset.

Ndërsa në Qendrën e Kompetencës “11 Marsi”, numri i nxënësve përfitues është rreth 400.