LAJMI I FUNDIT:

Bashkatdhetarët presin deri në dy orë për të dalë nga Kosova, Policia fton qytetarët t’i shfrytëzojnë edhe pikat tjera kufitare

Bashkatdhetarët presin deri në dy orë për të dalë nga Kosova, Policia fton qytetarët t’i shfrytëzojnë edhe pikat tjera kufitare
Foto: A

Kolona e pritje të gjata po krijohen në pikë-kalimin kufitar në Merdar, gjersa Policia e Kosovës u ka bërë thirrje mërgimtarëve që të shfrytëzojnë edhe pikat tjera kufitare gjatë udhëtimit.

Qendra kombëtare për menaxhim kufitar në përditësimin e orës 07:32 bën të ditur se bashkatdhetarët po presin deri në dy orë për të dalë nga Kosova në pikë-kalimin kufitar në Merdar.

Pritje për të dalë nga Kosova ka edhe në pikë-kalimin kufitar Dheu i Bardhë deri në 40 minuta, megjithatë dukshëm më pak se në Merdar.


Në pikat tjera kufitare nuk raportohet për kolona e pritje të gjata.

Të martën në mbrëmje Policia e Kosovës ua rikujtoi qytetarëve për mundësinë e udhëtimit edhe përmes pikave tjera kufitare në mënyrë që të evitohen pritjet e gjata në Merdar.

“Për shkak të fluksit të madh në disa nga pikat e kalimit  kufitar (pritjeve që po shkaktohen, në veçanti në pikën kufitare në Merdar), me qëllim të  lehtësimit  dhe ikjes së pritjeve të gjata, Policia e Kosovës  njofton qytetarët dhe bashkatdhetarët për mundësitë e kalimit në pikat e tjera të kalimit kufitar, si dhe i lut qytetarët që të shfrytëzojnë edhe pikat e tjera me Serbinë siç janë : PKK Muçibabë, Jarinjë, Bërnjak dhe Mutivodë në të cilat pika ka më pak pritje e ndërsa në orët e mbrëmjes nuk ka pritje fare në të shumtën e rasteve”, thekson Policia e Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Lajme
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Politikë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Lajme
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Kalo në kategori