LAJMI I FUNDIT:

Basha: Vendi vazhdon të zhytet në krizë! Rama bën gjithçka për pushtet

Basha: Vendi vazhdon të zhytet në krizë! Rama bën gjithçka për pushtet

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka folur sot në Tiranë rreth takimeve të zhvilluara në kongresin e PPE dhe CDU.

Basha tha se mesazhet që sjell nga këto takime janë sinjale pozitive për Shqipërinë. Lideri i opozitës tha se në takime ka marrë mbështetjen për Shqipërinë në rrugëtimin e saj evropian.

“Theksi i drejtuesve të BE ka qenë te përmbushja e kushteve nga Shqipëria. Kushtet që duhen plotësuar janë të qarta, nuk lenë vend për keqkuptime. Një nga kushtet kryesore është dhe miratimi i reformës zgjedhore. PPE kërkon zbatimin pa ekuivok të ligjit të dekriminalizimit. Vendi vazhdon të zhytet në një krizë ekonomike dhe politike”, tha Basha.

Ai foli edhe për iniciativën e kryeministrit Edi Rama për ndryshimet kushtetuese.

“Iniciativa për të ndryshuar Kushtetutën do të thotë që Rama bën gjithçka për pushtet. Ne do të jemi në mbrojtje të Kushtetutës. Vonesat për ngritjen e SPAK dhe BKH-së janë shkaktuar nga Rama”, tha Basha.

Kreu demokrat tha se do të jetë në mbështetje të presidentit në tubimin që presidenti i Shqipërisë Ilir Meta do të mbajë më datë 8 dhjetor./tch

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori