LAJMI I FUNDIT:

Basha të tregojë për 500 mijë dollarët nga rusi për PD-në

Basha të tregojë për 500 mijë dollarët nga rusi për PD-në

Deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Bushati i kërkoi kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha duhet të tregojë për gjysmë milion dollarët e deklaruara nga rusi Nick Muzin për llogari të PD.

“Faktet janë shumë të qarta dhe ligjërisht të pajustifikueshme as nga vetë Lulzim Basha, i cili në tentativën e dëshpëruar për të dhënë shpjegime në studion e Blendi Fevziut, vetëm sa i bëri këto fakte edhe më të pagëlltitshme në çdo aspekt ligjor, moral, madje edhe logjik”, deklaroi Bushati.


Sipas tij, firma lobuese “Muzin Capital Partners” ka deklaruar pranë Departamentit Amerikan të Drejtësisë se ka përfituar 675 mijë dollarë për punën e saj në mbështetje të Partisë Demokratike.

Sipas kësaj firme, shprehet më tej Bushati, pagesa është kryer në tri pjesë. 25 mijë dollarë nga PD, 150 mijë dollarë nga firma “Biniatta Trade LP” dhe 500 mijë dollarë nga PD.

“Kryetari i PD, Lulzim Basha, deklaron se partia e tij ka paguar vetëm 25 mijë dollarë për firmën lobuese, dhe kërkoi t’i bindë shqiptarët për ekzistencën e një firme private amerikane, që punon për bamirësi duke futur nga xhepi për hesap të klientit të saj, madje pa dijeninë e vetë klientit Basha, plot njëzetfishin e shumës së paguar nga vetë klienti! Lulzim Basha thotë se plot 500 mijë dollarë plus, që rezultojnë në llogarinë e firmës për hesap të atij vetë e të partisë së tij, nuk janë paguar nga PD por nga individë që ai as nuk i njeh dhe për të cilët ka dëgjuar rastësisht, por jo zyrtarisht”, deklaroi deputeti socialist.

Duke i quajtur deklarata e kreut të PD-së si lajthitje dhe tallë, Bushati i kërkoi edhe Prokurorisë të nis hetimin.

“Është bindja e kryetarit të opozitës sonë se ai është mbi çdo ligj e mbi çdo normë etike në raport me shoqërinë?! Po Prokuroria çfarë pret, që ta thërrasë zyrtarisht Lulzim Bashën dhe ta vendosë nën akuzë për këtë çorbë të padëgjuar ndonjëherë?!”, shtoi ai.

Duke vijuar me faktet, Bushati theksoi se ndërkohë “Biniatta Trade LP”, një kompani e regjistruar në parajsa fiskale, e zotëruar nga dy biznesmenë rusë, jo vetëm që deklaron një pagesë prej 150 mijë dollarësh të tjera në favor të firmës lobuese të Lulzim Bashës, por në kontratën e saj parashikohet edhe një tjetër pagesë prej gjysmë milioni dollarësh, të cilën Lulzim Basha nuk e mohon, por refuzon të tregojë burimin e kësaj shumës tjetër prej gjysmë milion dollarësh.

“Pra, gjysmë milion dollarë i paskan shkuar firmës private nga 100 shqiptarë, për të cilët Lulzim Basha vetëm ka dëgjuar që ekzistojnë por nuk i di as kush janë; gjysmë milioni tjetër, sipas Lulzim Bashës, firma i paska marrë nuk dihet se nga kush dhe i paska vënë në dispozicion të tij e të Partisë Demokratike për të paguar propagandën opozitare kundër Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Çfarë është kjo sallatë ruse parash, kompanish fantazmë, donatorësh të panjohur, bamirësish të papërmbajtur, ku plot 1 milion dollarë janë hedhur për fabrikën e baltës së Lulzim Bashës dhe Partisë Demokratike pa dijeninë e këtij të fundit?!”, nënvizon Bushati.

Kjo, sipas tij, është një nga ato ngjarje kriminale e amorale që e ulin aq poshtë politikën, sa nëse mbeten të pandëshkuara, nuk turpërojnë vetëm autorët e ngjarjes, por të gjithë klasën politike dhe vetë shoqërinë e shtetin ku ndodhen.

Prandaj, apleoi ai, një orë e më parë, Lulzim Basha duhet të tregojë në Prokurori se kush i ka pagur gjysmë milion dollarët e deklaruara nga firma lobuese “Muzin Capital Partners”, nëse ato nuk i ka paguar Partia Demokratike siç deklarohet në kontratën që ka për palë Lulzim Bashën.

Ai duhet të tregojë po ashtu, tha deputeti socialist, pse janë paguar nga kompania ruse “Biniatta Trade LP” 500 mijë dollarë për PD-në, siç del në kontratën e kësaj të fundit.

“Çfarë arsyeje kanë pasur rusët në fjalë të paguajnë Lulzim Bashën?”, shtroi pyetjen Bushati.

Bushati kërkoi nga kreu i PD-së të përgjigjet në Prokurori edhe për 500 mijë dollarë të tjerë, që Basha thotë se janë paguar nga 100 shqiptarë në SHBA.

Kjo histori, vuri në dukje ai, ka një anë tjetër shumë të errët që duhet zbardhur medoemos, për të kuptuar nëse është cenuar interesi kombëtar dhe kërcënuar stabiliteti i vendit.

“Përse një kompani e huaj, për më tepër guaskë dhe specifikisht në pronësi ruse, merr përsipër të paguajë 150 mijë apo 650 mijë dollarë në favor të Lulëzim Bashës?! Çfarë mund t’u ketë premtuar lideri i opozitës sipërmarrësve rusë në kulmin e fushatës elektorale, vetëm pak javë nga mbajtja e zgjedhjeve të përgjithshme?”, u shpreh Bushati.

Këto përgjigje Lulëzim Basha, theksoi deputeti i PS-së, ka detyrimin t’i japë përpara opinionit publik shqiptar, por edhe partnerëve tanë ndërkombëtarë./ATA/

Në trend Lajme

Më shumë
Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

Politikë
Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Drejtësi
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Lajme
Votimi në veri, KQZ: 1,461 votues më shumë se në zgjedhjet e mbajtura më 23 prill 2023

Votimi në veri, KQZ: 1,461 votues më shumë se në zgjedhjet e mbajtura më 23 prill 2023

Lajme
Kalo në kategori