Kreu i opozitës Lulzim Basha, e ka cilësuar protestën e ditës së sotme, një fitore të qytetarëve ndaj krimit dhe autokratëve të korruptuar.

Me anë të një statusi në Facebook, Basha thekson se sot ‘Dielli për shqiptarët lindi nga perëndimi’.


Postimi i plotë:

Dielli për shqiptarët lind nga Perëndimi!

Qytetarët më pro europianë të Europës u ngritën sot kundër qeverisë më antieuropiane në Europë.

Ne nuk përulemi para autokracisë. Ne nuk i mbyllim sytë dhe gojën para krimit e drogës. Demokracinë, përparimin dhe stabilitetin mund ta garantojnë vetëm njerëzit e lirë dhe jo autokratët e korruptuar.

auto 33610172 1893987320652440 4027185628511731712 n1527349443

auto 33657370 1893985417319297 5423059564603899904 n1527349450

auto 33575484 1893986157319223 461302865097392128 n1527349449