LAJMI I FUNDIT:

Basha: PS të reflektojë, nuk është kurrë vonë

Basha: PS të reflektojë, nuk është kurrë vonë

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në deklaratë për mediet pas një takimi me reporterët e KE-së, tha se, “Partia Socialiste duhet të reflektojë, se nuk është kurrë vonë”.

“Do iu garantojmë qytetarëve lirinë e votës më pas mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme. Kështu nuk mund të vazhdohet më, kjo situatë është e padurueshme. Një pakicë do që ta mbajë vendin në këtë gjendje që të vazhdojë të përfitojë. Dështimet e njëpasnjëshme të kësaj qeverie i paguajnë shqiptarët. Të vendosim interesin e vendit mbi interesat e vogla politike Pse Babani dhe Kajmaku mbahen ende në detyrë? Pyesin Edi Ramën. Thirrje Partisë Socialiste të reflektojë, nuk është kurrë vonë”, tha Basha.


“Kjo situatë është e paqëndrueshme. nga kjo gjendje përfitojnë një grusht njerëzish në kurriz të shqiptarëve. Dështimin me negociatat e paguajnë shqiptarët. Është koha që populli të vendoset para politikës.

Rivendosja e demokracisë është kusht. Kështu nuk mund të vazhdohet më. Kemi një kryeministër i cili nuk ka asnjë ofertë për ta nxjerrë vendin nga kriza, e ka kap me thonj pushtetin. Shikoni shembullin e Maqedonisë së Veriut.

Edhe durimit të njerëzve po i vjen fundit, Rama s’mund ta trajtojë Shqipërinë si çifligun e vetë dhe shqiptarët si bujkrobër”, tha ai më tej. /TCH/