LAJMI I FUNDIT:

Basha kundër amnistisë penale: Aleancë kundër SPAK-ut, do përfitojnë zyrtarët e korruptuar

Basha kundër amnistisë penale: Aleancë kundër SPAK-ut, do përfitojnë zyrtarët e korruptuar

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha tha në një deklaratë për mediat se propozimi i Partisë Socialiste për amnistinë penale dhe i mbështetur nga ata që i cilësoi pazarxhinj të PS-së, është një aleancë kundër Prokurorisë së Posaçme SPAK.

Sipas tij, më këtë projektligj synohet të amnistohen zyrtarët e korruptuar dhe të pamundësojnë protestuesit kundër korrupsionit të përfitojnë nga amnistia.

“Po amnistojnë zyrtarë të korruptuar dhe po pamundësojnë protestuesit kundër korrupsionit të përfitojnë nga amnistia, janë në kundërshtim me interesin publik. U mbajt për të favorizuar zyrtarët e korruptuar. Propozimi i PS me mbështetjen e pazarxhinjve të PS jep një sinjal të qartë kundër SPAK se sinjali është: ju i dënoni zyrtarët ne i lirojmë me amnistinë. Asnjë protestues nuk përfiton”, tha Basha.


Amnistia Penale është futur në rendin e ditës të diskutimeve në seancën e sotme plenare në Kuvendin e Shqipërisë.

Mësohet se Amnistia u fut në rendin e ditës me kërkesë të të dy grupeve parlamentare, atij të PS-së dhe të grupimit të Sali Berishës.

PS dhe grupi i Berishës kanë deklaruar se nga Amnistia Penale nuk do të përfitojë asnjë zyrtar i dënuar dhe hetuar nga SPAK. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

Politikë
'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Politikë
Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Lajme
Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

Lajme
​SHBA - Shqipëri, stërvitje e përbashkët me dronë në Zall-Herr

​SHBA - Shqipëri, stërvitje e përbashkët me dronë në Zall-Herr

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Kalo në kategori