LAJMI I FUNDIT:

Basha e quan mashtrim paketën për studentët

Basha e quan mashtrim paketën për studentët

Kreu i opozitës, Lulzim Basha ka reaguar pasi Kryeministri Edi Rama paraqiti “paktin për universitetin” dhe vendimet e marra në mbledhjen e qeverisë për studentet.

Basha tha se pakti i prezantuar nga Kryeministri është një mashtrim dhe tregon panikun që ka kapur qeverinë. Ai bëri thirrje për anulimin e ligjit të arsimit të lartë për ti dhënë zgjidhje gjithë problematikave të krijuara në universitete.

“Viti qeveritar mbaroi ashtu siç nisi, me mashtrime dhe me premtime të pambajtura. Pas panikut total që e ka mbërthyer, Rama po përpiqet të mashtrojë studentët dhe publikun me të ashtuquajturin pakt për universitetin”, tha Basha.


Ai nuk ka asnjë mundësi për të realizuar kërkesat e studentëve. Ato që ai ka thënë nuk zgjidhin asnjë nga problemet e ekonomike që kanë studentët dhe familjet e tyre. E vetmja mënyrë për të realizuar rinovimin e konvikteve, siç premtoi ai, është që të terminohet mandati i tij sa më parë.

Paketa është një mashtrim i plotë dhe një shenjë e panikut total që e ka kapur.

I parashtrova në kuvend rrugët e daljes nga ky kolaps ku gjendet arsimi. Anulimi i ligjit kuorruptiv për arsimin e lartë, që është zanafillë e të keqes dhe dyfishimi i buxhetit për arsimin e lartë”, shtoi Basha. “Kjo do të thotë 74 dollarë më shumë se sa janë planifikuar, që do të përdoren në dy drejtime. Së pari për subvencionim të tarifave për studentët familjet të të cilëve nuk kanë mundësi të paguajnë për fëmijët e tyre”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serbia “mobilizohet” për zgjedhjet në Kosovë

Serbia “mobilizohet” për zgjedhjet në Kosovë

Lajme
Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese

Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese

Lajme
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Lajme
Presidenca: Asnjë nga vendimet e deritanishme të Trumpit nuk e afektojnë negativisht Kosovën

Presidenca: Asnjë nga vendimet e deritanishme të Trumpit nuk e afektojnë negativisht Kosovën

Lajme
Aksion i policisë në veri të Mitrovicës, gjenden armë dhe pajisje për kriptovaluta

Aksion i policisë në veri të Mitrovicës, gjenden armë dhe pajisje për kriptovaluta

Lajme
Tre gjyqtarë bllokohen në ashensorin e Pallatit të Drejtësisë, kryesindikalisti Rrustemi: Po na rrezikohet jeta

Tre gjyqtarë bllokohen në ashensorin e Pallatit të Drejtësisë, kryesindikalisti Rrustemi: Po na rrezikohet jeta

Lajme
Kalo në kategori