LAJMI I FUNDIT:

Basha: BE 13 kushte për Shqipërinë

Basha: BE 13 kushte për Shqipërinë

Menjëherë pas Kryeministrit Edi Rama, fjalën në Kuvend e mori kreu i PD, Lulzim Basha, i cili e akuzoi Ramën edhe njëherë si të lidhur me krimin si askush më parë.

Basha përsëriti gjithashtu se nuk ka hapje të negociatave. Ai tha se Edi Rama në këto vite ka rritur vetëm eksportin e krimit, të drogës dhe emigrimin.


“Askush përveç Këshillit Europian nuk mund të hap negociatat. Rama brodhi cep më cep duke rrahur gjoksin se në Shqipëri nuk ka më krim dhe se Shqipëria i meriton hapjen e negociatave. Ne shkuam kryeqytet më kryeqytet, ku edhe në ato vende që e dinë shumë mirë që Edi Rama ka rritur eksportin e krimin, eksportin e drogës dhe emigrimin”, tha Basha.

Rama e shet mjerimin e vendit si sukses, tha më tej Basha, duke shtuar se tashmë janë 13 kushte për të plotësuar dhe jo më 5.

“Në Europë nuk shkohet duke mashtruar, duke gënjyer. Nuk janë më 5 kushtet fillestare, por tashmë janë 13. Shqiptarët duhet ta kuptojnë që vendimin për negociatat e hapin vetëm vendet anëtare. Për sa kohë të kemi një ministër të Brendshëm duke ndihmuar vëllai e tij të lidhur me trafikun e drogës, një ish-ministër tjetër eksportues të drogës në Europë, qershori i vitit tjetër do të jetë edhe më keq se ky qershor”, tha Basha.

Më tej, kreu i PD tha se Edi Rama është tradhtari më i madh në këtë vend, pasi sipas tij, tradhtoi internat kombëtare për ato personale. “Rama është “Hamzai” i interesave të vendit. Tradhtari i Shqipërisë është ai që e solli drogën, krimin dhe korrupsionin, që zgjodhi aleancën me krimin para hapjes së negociatave.”, tha Basha.

Kreu demokrat tha se BE nuk mund të hapë dyert për një vend kur ekonomia e të cilëve ka rënë pre e oligarkëve të krimit, duke u fituar gjithçka nga oligarkët. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori