LAJMI I FUNDIT:

Bartomeu: Messi mund të luajë deri në moshën 45 vjeçare

Bartomeu: Messi mund të luajë deri në moshën 45 vjeçare
(Foto: Alex Caparros/Getty Images/Guliver)

Josep Maria Bartomeu ka folur edhe një herë rreth të ardhmes se Lionel Messit. Presidenti i Barcelonës ka thënë se superylli argjentinas mund të luajë deri në moshën 45 vjeçare.

Sulmuesi i Blaugranëve në verë do t’i mbushë 32 vjet, gjersa në vitin 2017 ka nënshkruar kontratën e re që do ta mbajë deri në vitin 2021, por kreu i skuadrës katalunase ka thënë se ai do të qëndrojë edhe më gjatë.

Të gjitha lajmet nga Lionel Messi
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Lionel Messi

“Dita kur Messi do të pensionohet, unë nuk do të jem më president, pasi edhe unë do ta përfundoj misionin tim”, ka thënë Bartomeu në një intervistë për Daily Mail.


Lionel Messi (Foto: Aitor Alcalde/Getty Images/Guliver)

“Mendoj se pensionimi është ende një rrugë e gjatë për Messin. Nëse e shikoni golin e shënuar ndaj Liverpoolit dhe fuqinë e topit që kishte, atëherë e shihni që ai është më i fortë se ndonjëherë”.

“Unë shpresoj që të qëndrojë edhe për shumë gjatë me ne, deri në moshën 45 vjeçare”, ka thënë mes tjerash i pari i Barcelonës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Dhoma e Real Madridit i ka kthyer shpinën Viniciusit për shkak të sjelljes së tij

Dhoma e Real Madridit i ka kthyer shpinën Viniciusit për shkak të sjelljes së tij

La Liga
Man City - Real Madrid: Guardiola starton me pesë mbrojtës, Ancelotti sulmon fuqishëm - formacionet zyrtare

Man City - Real Madrid: Guardiola starton me pesë mbrojtës, Ancelotti sulmon fuqishëm - formacionet zyrtare

Liga e Kampionëve
Aguero bëri një premtim të çuditshëm nëse Real Madrid mund Man Cityn

Aguero bëri një premtim të çuditshëm nëse Real Madrid mund Man Cityn

Liga e Kampionëve
UEFA mbush 'arkën' e Liverpoolit me ndeshjet e fituara në Ligën e Kampionëve

UEFA mbush 'arkën' e Liverpoolit me ndeshjet e fituara në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori