LAJMI I FUNDIT:

Bartja e maskave të reja: Çfarë do të jetë shumë më e rehatshme, mbase edhe zgjidhje më efikase

Bartja e maskave të reja: Çfarë do të jetë shumë më e rehatshme, mbase edhe zgjidhje më efikase

Shkencëtarët tani thonë që ata mund t’i zëvendësojnë maskat për fytyrë si zgjidhje më shumë se të rehatshme dhe efikase kundër pandemisë së coronavirusit

– Mbrojtësit për fytyrë, të cilat prodhohen shpejt, lehtë dhe mjaft të lira do të duhej të jenë të përfshira në strategjinë për zvogëlim të sigurt dhe të konsiderueshëmtë transmetimit coronavirusit në komunitet – kanë thënë shkencëtarët, të cilët i udhëheq Prof. Eli Perencevich nga Universiteti Iowa, ndërkaq rezultatet e hulumtimit janë publikuar në revistën American Medical Association, transmeton Telegrafi.

Për të qenë tërësisht efikase në pengimin e përhapjes së virusit, maska do të duhej të mbulojë edhe mjekrën, të mbulojë veshët dhe nuk bën të jetë e zbuluar zona midis ballit dhe pjesës së sipërme të mburojës.

Përparësitë e mbrojtësve për fytyrë me maskë, sipas mendimit të ekspertëve, nga njëra anë janë ato që sërish mund të përdoren pasi që t’i pastroni me sapun dhe ujë apo me mjet dezinfektues.

Veç kësaj, është e zakonshme që njerëzit gjatë bisedës të zhvendosin maskën poshtë gojës, që nuk është e domosdoshme kur nuk na pengon.

– Edhe përdorimi i maskës nga plastika e tejdukshme e cila mund të ngrihet dhe të lëshohet është mënyra që të mbahet distanca fizike, derisa njëherësh i mundëson bashkëbiseduesit që të shohë fytyrën e personit i cili e bart atë – thekson profesori Prof. Eli Perencevich.

Aq më tepër, kjo lloj maske madje për 92 për qind zvogëlon ekspozimin e drejtpërdrejtë ndaj virusit, madje edhe kur jeni 45 centimetra nga personi i cili kollit.

Hapi tjetër i shkencëtarëve është që të bëjnë hulumtime plotësuese në mënyrë që të verifikojnë se a ndihmojnë mbrojtësit e fytyrës kur virusi thithet me ajër apo shndërrohet në aerosol, pasi që grimcat kanë dalë në ajër me kollitje. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Shëndetësi
Kalo në kategori