Newcastle United ka shënuar fitore të rëndësishme në shtëpi ndaj Manchester Cityt, në kuadër të xhiros së 12-të në Ligën Premier.

Përballja ishte shumë e baraspeshuar, megjithatë vendasit në fund i arkëtuan pikët e plota me rezultat të ngushtë 2-1.


Newcastle e nisi më mirë duke krijuar raste përmes Nick Woltmade dhe Lewis Hall, por asnjëri nuk arriti t’i finalizonte.

City pastaj iu kundërpërgjigj me Erling Haaland, por që norvegjezi dështoi dy herë nga afërsia me Nick Pope që bëri super pritje.

Ishte Harvey Bones që me një gol të bukur e zhbllokoi rezultatin për të kaluar vendasit në epërsi (63’).

Por, vetëm pesë minuta më vonë City e barazoi rezultatin falë Ruben Dias (68’).

Sidoqoftë, Barnes doli sërish në skenë – këtë herë nga një top i kthyer për t’i fituar pikët e plota (70’).

Pas kësaj humbje, City renditet e treta me 22 pikë derisa Newcastle ngjitët në pozitën e 14-të me 15 sosh./Telegrafi/

telegrafi sport app